Juliana Nura e ka zbuluar futbollistin e saj të preferuar shqiptar.
Pjesëmarrësja e Big Brother VIP Kosova ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel dhe ka zbuluar se futbollisti i saj i preferuar është, legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithashtu, bukuroshja e lindur dhe e rritur në Finlandë e veshi një fanellë të Kombëtares, për ta hequr më pas atë gjatë emisionit, teksa iu përgjigj edhe disa pyetjeve të tjera të prezantuesit.