Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ka ardhur koha që të shemben pengesat që nuk ua lejojnë grave dhe burrave të kenë karrierën dhe numrin e fëmijëve që duan

22/09/2022 - 16:19
në Opinione
A A
Ka ardhur koha që të shemben pengesat që nuk ua lejojnë grave dhe burrave të kenë karrierën dhe numrin e fëmijëve që duan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Florence Bauer

Në mbarë Evropën dhe Azinë Qendrore prej grave ende pritet përgjithësisht që të përballojnë pjesën më të madhe të punës së papaguar në shtëpi: pastrimin, menaxhimin e shtëpisë, kujdesin për fëmijët, burrat dhe të afërmit më të vjetër. Kjo, në masë të madhe, shpjegon hendekun gjinor që shohim në tregjet e punës. Ka më pak gra sesa burra të punësuar në punë me pagesë dhe për ato që punojnë gjasat janë që të fitojnë më pak se burrat, të avancojnë më ngadalë, si dhe të kenë punë më të pasigurta.

Kjo është shqetësuese për dy arsye kryesore. Së pari, kufizon në mënyrë drastike mundësitë dhe zgjedhjet që gratë kanë në shoqëri dhe pengon përparimin drejt arritjes së barazisë gjinore. Dhe së dyti, është e keqe për ekonominë, praktikisht duke mos ua lejuar miliona grave të kontribuojnë me shkathtësitë dhe talentet e tyre, ose duke i përjashtuar ato plotësisht nga fuqia punëtore.

Ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më pak të diskutuar, pse duhet të shqetësohemi për vazhdimësinë e normave të vjetruara rreth roleve të grave në shtëpi dhe në punë: ato e bëjnë shumë më të vështirë që shtetet t’i menaxhojnë ndryshimet demografike me të cilat po përballen.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për Evropën Lindore dhe Juglindore, ku përqindja e grave në fuqinë punëtore është veçanërisht e ulët, përgjithësisht nën 50 për qind, dhe hendeku mes normave të punësimit të burrave dhe grave është më i gjerë se në Evropën Perëndimore. Në Kosovë, vetëm një në shtatë gra është aktive në tregun e punës. Edhe pse pjesëmarrja e grave në tregun e punës është përmirësuar vitet e fundit – nga 14 për qind në vitin 2018 në 21 për qind aktualisht – gjë që është ende nën nivelin rajonal dhe shumë nën atë të popullsisë mashkullore, duke qëndruar aktualisht në mbi 40 për qind. Në Shqipëri, 32 për qind e femrave të reja të moshës 15 deri në 29 vjeç nuk janë as të punësuara dhe as në shkollim, për shkak të përgjegjësive të punës së papaguar të kujdesit (krahasuar me dy për qind të meshkujve të rinj).

Në të njëjtën kohë, vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore po përballen me sfida të paprecedenta demografike, pasi emigracioni në shkallë të gjerë dhe nivelet e ulëta të lindjeve e kanë ulur numrin e popullsisë, ndërkohë që përqindja e të moshuarve është në rritje, duke shkaktuar shqetësim për perspektivat e rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe shërbimeve të sigurimeve shoqërore.

Përballë presioneve të tilla, është e qartë se shteteve nuk u konvenon ta përjashtojnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së tyre nga ekonomia dhe jeta publike. Që të jenë të suksesshme, strategjitë kombëtare që targetojnë trajtimin e ndryshimeve demografike duhet të përfshijnë politika që e bëjnë më të lehtë për gratë – dhe burrat – të harmonizojnë përgjegjësitë e tyre në punë dhe në shtëpi.

UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, po mbështet qeveritë dhe sektorin privat për adoptimin e politikave për familjen që e kanë këtë efekt. Në fund të kësaj jave, ne do të mbledhim së bashku në Stamboll udhëheqës nga qeveritë dhe sektori i biznesit në një konferencë ku do të diskutohet si mund t’i afrohemi qëllimit të krijimit të mjediseve të punës në të cilat gratë dhe burrat marrin mbështetjen që u nevojitet për të realizuar aspiratat e tyre si në karrierë ashtu edhe në familje.

Qeveritë nga mbarë rajoni po e kuptojnë se mënyra tradicionale e trajtimit të ndryshimeve demografike – praktikisht duke ofruar stimuj financiarë për qytetarët që të kenë më shumë fëmijë – nuk funksionon më, dhe se nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse. Politikat për familjen që sjellin përfitime për gratë dhe burrat, dhe që marrin parasysh që familjet moderne kanë forma të ndryshme, janë pjesë thelbësore e kësaj pakete. Është inkurajuese të shohësh se qeveritë e rajonit po eksperimentojnë me një gamë të gjerë masash, duke filluar nga pushimi i paguar prindëror për të dy prindërit dhe pagesat shtesë për kujdestari dhe deri tek legjislacioni kundër diskriminimit që i mbron gratë shtatzëna.

Edhe sektori privat po ë vëren kthimin e investimeve kur bëhet fjalë për ekuilibër më të fortë mes punës dhe jetës dhe përmirësimin e kushteve të punës për prindërit dhe kujdestarët. Bizneset e vlerësojnë rritjen e reputacionit që ua sjell paraqitja si udhëheqës në këtë fushë. Dhe ata përfitojnë nga morali më i lartë i stafit dhe nivelet më të ulëta të mungesave, qarkullimit dhe kostove të rekrutimit, të cilat sjellin produktivitet dhe të hyra më të mëdha.

Kompanitë mund të bëjnë shumëçka që të krijojnë vende pune që e mbështesin familjen. Kjo përfshin aranzhimet e punës fleksibël, pushimin e gjatë prindëror dhe të paguar mirë, hapësira të dedikuara për nënat gjidhënëse dhe struktura të përkujdesjes për fëmijët e vegjël. Menaxherët e lartë luajnë rol të rëndësishëm duke dhënë shembullin e tyre, për shembull duke e marrë vetë pushimin prindëror dhe duke krijuar një kulturë mbështetëse në zyrë.

Të dhënat tona tregojnë se normat sociale rreth roleve të grave dhe burrave në shtëpi dhe në vendin e punës po ndryshojnë. Në Moldavi, për shembull, 59 për qind e burrave thonë se do të donin të kalonin më shumë kohë me fëmijët e tyre dhe do të ishin të gatshëm të punonin më pak orë për ta realizuar këtë nëse do të kishin mundësi. Numrat janë të ngjashëm në vendet e tjera ku kemi të dhëna. Kjo na tregon se gjithnjë e më shumë njerëz dëshirojnë të largohen nga rolet e ngurta gjinore të së kaluarës, drejt një mënyre më fleksibël dhe më të barabartë të organizimit të jetës familjare dhe të punës.

Ka ardhur koha që korniza ligjore, politikat dhe shërbimet, si dhe kulturat e kompanive, të përshtaten me këto realitete të reja dhe të shemben pengesat që nuk ua lejojnë grave dhe burrave të kenë karrierën dhe familjet që duan.

Teksa vendet e rajonit përballen me efektet e ndryshimeve demografike, investimi në politikat për familjen është shfaqur si strategji kyçe për forcimin e reziliencës dhe për përmirësimin e barazisë gjinore. Nëse gratë, në veçanti, nuk do të detyroheshin të zgjidhnin mes karrierë dhe familjes, ky do të ishte një hap i madh drejt fuqizimit të grave në të gjitha sferat e jetës dhe krijimit të mundësive që njerëzit të kenë numrin e fëmijëve që dëshirojnë. Kjo mund të çojë në një rritje të shkallës së lindshmërisë. Por më e rëndësishmja, kjo do t’u lejojë grave dhe burrave ta kuptojnë potencialin e tyre të plotë, në punë dhe në shtëpi, në dobi të të gjithëve.

Florence Bauer është Drejtore e Zyrës Rajonale të UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore

JU REKOMANDOJMË

Kosova ka votuar. Tani është koha për të qeverisur

Kosova ka votuar. Tani është koha për të qeverisur
09/07/2026 - 13:47

Opinion nga Eva Palatová, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Bashkimit Europian në Kosovë Gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit, qytetarët e Kosovës kanë dalë në zgjedhje tri herë...

Më shumëDetails

Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës

Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës
08/07/2026 - 12:09

Shkruan: Naim Jakaj Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit nuk kanë prodhuar ndryshim të madh në renditjen e partive politike, por kanë ngushtuar paksa epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje....

Më shumëDetails

Ngërçi i (pa)tejkalueshëm: Një analizë sociopsikologjike e krizës politike në Kosovë

Ngërçi i (pa)tejkalueshëm: Një analizë sociopsikologjike e krizës politike në Kosovë
02/07/2026 - 23:11

Shkruan: Dashamir Bërxulli Kosova zhvilloi para tre javësh zgjedhjet parlamentare, të tretat në një hark kohor prej 16 muajsh. Në kuptimin numerik rezultati i dalë nga kutitë e...

Më shumëDetails

A po rrëshqet protesta në revolucion? – Refleksione gjysmë të sistemuara mbi Hormuzin, Zvërnecin dhe Trepçën

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
30/06/2026 - 10:50

Rama e tha para disa ditësh se do të dorëhiqet vetë nga pushteti ditën që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, sepse ky ka qenë misioni i tij në...

Më shumëDetails

Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
29/06/2026 - 14:52

Shkruan: Krenare Sogojeva Dërmaku Gjatë këtyre viteve, mirëpritëm mbi 150 ekspertë evropianë si nikoqirë të dy punëtorive evropiane dhe dy konferencave rajonale në fushën e mbrojtjes së të...

Më shumëDetails

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë