Në moshën 91 vjeç3 ka ndërruar jetë Leposava Stojanoviq, një nga femrat e fundit serbe në Prishtinë. Këtë ka konfirmuar doktor Aleksandar Çanoviq, i cili është kujdesur për të me vite të tëra, transmeton RTV Kim.
Ajo jetonte në qendër të Prishtinë së bashku me fqinjët e saj shqiptarë, ku qiranë e banesës ia paguante Komuna e Prishtinës.
RTK KiM shkruan se që nga vdekja e burrit, ajo jetonge e vetme në banesën e saj, duke pasur marrëdhënie të mira me fqinjët e saj shqiptarë, siç tha ajo, madje disa prej tyre e kanë ndihmuar.
Ajo do të varroset në Nish, ka konfirmuar për Kim doktor Aleksandar Çanoviq.