Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin“

08/09/2026 - 09:49
në Lajme
A A
“Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin“
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për qëndrimin e gjashtë deputetëve të kësaj partie, të cilët nuk e kanë votuar kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Duke folur në emisionin “Click” në RTV21, Haziri tha se ka pak mundësi që këta deputetë ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, ndërsa situatën e krijuar e lidhi me procesin e nominimit të një kandidati konsensual mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas tij, fakti që kandidati konsensual nuk vjen nga strukturat partiake dhe nuk ka background politik apo partiak, ka sjellë dallime në qëndrimet e deputetëve sa i përket votimit.

“Dallimi në votim nuk është dallimi në pjesëmarrjen në parti, grup parlamentar. Është çështje që ne kemi arritur në këtë pikë, ku është dhënë mendimi i secilit prej nesh dhe ky vendim është dhënë në besim. A ka kohë, a ka hapësirë, a ka mundësi me fol më shumë, unë mendoj edhe besoj që ka shumë pak mundësi që të ndryshohet ai qëndrim tash”, deklaroi Haziri.

Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve për votimin, LDK-ja vazhdon të funksionojë si një strukturë e vetme.

“Ne vazhdojmë me qenë një parti, një strukturë, një organizim, një grup parlamentar, një kryetar”, tha Haziri.

Haziri u shpreh gjithashtu se demokracia parlamentare duhet të ruhet dhe se dallimet brenda partisë duhet të trajtohen përmes dialogut.

“Unë jam për këtë formë, duhet me bisedu shumë, me dialogu shumë”, u shpreh ai.

Në fund, Haziri tha se grupi parlamentar i LDK-së vazhdon të ketë 18 deputetë, në përputhje me rezultatin e fundit zgjedhor.

“Grupi parlamentar i LDK-së është i njëjtë sipas rezultatit të fundit zgjedhor, 18 deputetë janë të njëjtë, kurgjo s’ka ndryshu”, deklaroi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Hedhja e gazit në Kuvend: Gjykata vendos për Xhelal Sveçlën

Hedhja e gazit në Kuvend: Gjykata vendos për Xhelal Sveçlën
08/09/2026 - 09:29

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burgim me kusht, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për veprën penale “Përdorimi...

Më shumëDetails

Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!

Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!
08/09/2026 - 09:15

Ish-shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela ka demantuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se Bekim Sejdiu ishte këshilltar politik. “Prandaj, deklarata e ish-kryeministrit Avdullah...

Më shumëDetails

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
08/09/2026 - 09:01

Nesër, më 9 shtator, do të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila është ndërprerë disa herë që nga 6 gushti. Seanca pritet të nisë...

Më shumëDetails

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030
08/09/2026 - 08:46

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, me të cilët ka diskutuar për sukseset e fundit të sportistëve...

Më shumëDetails

‘Shpenzimet alarmante të qeverisë në detyrë’, Bajrami: 4 ministri nuk figurojnë në buxhetin e shtetit

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
08/09/2026 - 08:31

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti. Bajrami potencoi se ekzekutivi ka bërë shpenzime të mëdha duke e quajtur...

Më shumëDetails

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
08/09/2026 - 08:05

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti fizik në Prishtinë: Kapiteni Besart Ahmeti po hetohet nga prokuroria për kanosje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë