Kohë për pak pushime ka gjetur Kader Kicaj.
Ish-banorja e BBVK2 po shijon këtë fillim marsi Tanzaninë, atje nga ku ka postuar fotografi.
Një yll, në top formë si zakonisht, Kaderi ka shkëlqyer me pamjen e saj.
Megjithatë, kurreshtja është e madhe mbi atë se nga kush po shoqërohet Kaderi në këto pushime.
SIgurisht, gjithë ajo rrugë e madhe nuk merret vetëm.
Kaderi po i shijon këto pushime vetë e dyta. Por me kë thoni vallë?
Fatkeqësisht, nga pjesa personale duket të mos ketë ende të reja.