Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar për Klankosova.tv se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar – do të jenë të pranishëm në sallë, por nuk do të mbështesin kandidaturën për kryeparlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë – do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka thënë Kadrijaj.
Më 29 prill dështoi përpjekja e tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.