Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veç edhe 3 ditë afat për Presidenten për garantimin e funksionimit kushtetues të KQZ-së apo t’ia lë në dorë Albulena Haxhiut

01/04/2026 - 16:57
në Kryesore, Lajme
A A
Incidenti me presidenten Osmani në aeroport, del raporti zyrtar në Maqedoninë e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me (mos)veprimin e saj për përbërjen e KQZ-së do të përcaktojë ligjshmërinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, që do të mbahen në qershor në rast të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Legjitimiteti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të varet nga ajo se çfarë do të vendosë Osmani gjatë 3 ditëve në vazhdim, deri më 4 prill, kur edhe pritet t’i përfundojë mandati në pozitën e të parës së shtetit.

Në këtë situatë, çdo vendim i Presidentes lidhur me përbërjen e KQZ-së pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe në perceptimin publik për paanshmërinë e këtij institucioni.

Në rast se Osmani nuk do të shfrytëzojë ditët e mbetura në presidencë dhe të emërojë antarin e dytë të PDK-së në këtë institucion, situata e “pazgjidhur” do të mbetet në duart e banorës së re që do të shkojë në zyrën e të parës së shtetit: Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun.

Haxhiu, mund të “rrezikojë” me shkeljen e Kushtetutës dhe pratikës institucionale të deritashme, në rast se do të vendoste të vepronte ndryshe dhe të plotësonte kërkesën e partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje.

Favorizimi eventual i partisë së saj, do të ndikonte drejtpërdrejtë në funksionimin kushtetues të KQZ-së dhe pikëpyetje të mëdha do të ngriten për ligjshmërinë e vendimmarrjes së këtij institucioni, veçanërisht në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Andaj, Osmani ka në duart e saj fatin e zgjedhjeve të ardhshme, duke respektuar Kushtetutën dhe praktikën institucionale të ndjekur edhe nga vetë ajo.

Garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë, siç është edhe KQZ-ja, është kompetencë e Presidentit të Republikës.

Në rast të dështimit të garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, legjitimiteti i zgjedhjeve mund të dëmtohet seriozisht pasi që vendimmarrja mund të vihet në pikëpyetje për shkak të përbërjes së kontestuar. Kjo mund të krijojë teren për ankesa, krizë institucionale dhe refuzim të rezultateve nga subjektet politike.

Përveç Kushtetutës së Kosovës (neni 139), edhe praktika institucionale e ndjekur nga Osmani për emërimin e anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e favorizojnë Partinë Demokratike të Kosovës që të përfaqësohet me 2 anëtarë në KQZ.

Më 26 mars 2026, presidentja Osmani ka emëruar vetëm 9 nga 10 përfaqësuesit e grupeve parlamentare në përbërjen e re të KQZ-së, ndërsa për pozitën e 1 anëtari, ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarim se “kujt i takojnë vendet e mbetura për anëtarë të KQZ-së në rastet kur kemi më pak se gjashtë (6) grupe parlamentare që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara”.

Kërkesa e Osmanit është hedhur poshtë si e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, por kjo dëshmon se për presidenten e vendit nuk ka qenë sa duhet i qartë paragrafi 4 i nenit 139 të Kushtetutës së Kosovës, ku theksohet se “nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë”.

Edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kjo situatë ishte e paqartë për Osmanin, e cila iu kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për qartësim, por edhe atëherë kërkesa e saj ishte hedhur e papranueshme.

Osmani kishte vendosur që PDK-së t’ia emërojë anëtarin e 2-të në KQZ, ndërkaq kishte refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes që të përfaqësohet me 3 anëtarë, duke krijuar praktikën e qartë institucionale në ndarjen e ulëseve në këtë institucion.

Shoqëria Civile kërkon respetimin e Kushtetutës dhe praktikës

Rrjeti më i madh i organizatave të shoqëris civile që monitorojnë KQZ-në dhe proceset zgjedhore, “Demokracia në Veprim” kanë kundërshtuar vendimin e Presidentes për t’a referuar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky veprim e vonon kompletimin e institucionit në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore.

Më 25 mars, DnV ka vlerësuar se kjo çështje veç është e përcatuar qartë në kuadrin kushtetues dhe se praktika e ndjekur në vitin 2021 është në harmoni edhe me Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias – që ka garantuar funksionimin e balancuar të institucionit.

Ndërkaq, më 30 mars, vetëm pak orë pas Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani, në reagimin e tij, Eugen Cakolli nga ky rrjet organizatash, ka theksuar se “rregullat që ekzistojnë dhe janë zbatuar edhe në situate identike në të kaluarën duhet të zbatohen sërish njëjtë”.

Pretendimet e VV-së

Në Lëvizjen Vetëvendosje insistojnë që anëtari i tretë në KQZ u takon atyre teksa nuk e përjashtojnë mundësinë e ankesës në Kushtetuese nëse ndodh e kundërta.

Pa argumente kushtetuese, Vetëvedosje mbështetet vetëm në rezultatin e zgjedhjeve.

“Argumentet tona qartazi janë të mbështetura me ligj dhe se anëtari i tretë në KQZ na takon neve marrë parasysh edhe rezultatin që kemi marrë në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Prandaj fuqia politike duhet të reflektojë në përbërjen e KQZ-së dhe kjo është baza në krejt ata që kemi argumentuar konform pozicionit tonë, andaj kërkojmë nga presidentja që të reflektojë karshi kësaj kërkese…. Nuk përjashtohet as kjo mundësi (që të ankohemi në Kushtetuese) ne do të mbrojmë të drejtën tonë dhe do të mbrojmë votën e qytetarëve pa marrë parasysh si manifestohet ajo”, tha Artan Abrashi nga Vetëvendosje për rtv21.

Pretendimet e PDK-së

Në PDK ndërkaq thonë se ndarja e mandateve në KQZ është më se e qartë dhe i kanë bërë thirrje presidentes që pa humbur kohë ta emërojë anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ, Rashit Qalaj.

“Kërkesa e presidentes Osmani ka qenë e panevojshme, në vitin 2021 për njëjtën çështje i është drejtuar gjykatës dhe ka pasur përgjigje si dhe ka qenë e panevojshme edhe për shkak të konfigurimit të kuvendit i cili përafërsisht ngjashëm si 2021 VV kishte 58 sot 57 PDK kishte 19 sot ka 22 edhe Osmani në atë kohë na kishte dhënë dy mandate neve dy VV-së ashtu siç e thotë edhe kushtetuta. Ne presim qe ajo sa më shpejtë ta emëroj anëtarin PDK z. Qalaj i cili i plotëson të gjitha kriteret… Nëse shikojmë praktikën deri më tani dhe lexojmë kushetutën drejt, mandati i takon PDK-së. Nuk ndahen mandatet në baza të asaj se sa mandate ke në Kuvend, por ndahen duke marrë për bazë nenin 139 kushtetutës dhe Ligjin për zgjedhjet dhe presim që znj Osmani, i bëjmë thirrje që sot pa humbur kohë ta emëroj anëtarin e PDK-së”, tha Betim Gjoshi nga PDK-ja.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë