Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë në T7 se është e pakapshme se si kryeministri në detyrë i ka kërkuar votat.
E pyetur se nëse ka mundësi që Lëvizja Vetëvendosje ka marrëveshje me Listën Serbe, pas insistimit të saj në votim të fshehtë, ajo ka ‘‘supozuar’’ se mund të ketë diçka të tillë.
‘‘Ku munum na mos me besu që s’po presin vota prej Listës Serbe. Nuk ka emër, merret veç një fletëpalosje e vulosur, nuk ka emra. Po supozoj. Unë nëse du me votu Haxhiun e votoj hapur. Është e pakapshme forma se si i ka kërkuar votat Albin Kurti. Ajo çka kërkojmë ne, është t’i kthehemi rutinës së votimit të hapur. Albin Kurti ka nevojë për votat e deputetëve. Ka nevojë edhe për votat e AAK, Nismës, PDK. Si mundet një kandidat për kryeministër, asnjëherë s’ka ndodh të mos i kesh votat për kryetar të kuvendit. Ndoshta Albin Kurti është duke bërë ndonjë pazar’’, ka thënë ajo.