Gazetari Vehbi Kajtazi ka dalë me disa informacione të fundit rreth një pajisje që iu gjet javën e kaluar e vendosur në makinë.
Sipas njoftimeve të parë, ajo ishte pajisje që përgjon vendndodhjen e një personi.
Kajtazi thotë se sot është njoftuar se ekipi i forenzikës e ka dorëzuar raportin për këtë pajisje në Policinë e Kosovës.
Thotë se ata nuk kanë arritur ta hapin pajisjen për të parë në hollësi se çka ka brenda saj.
Ky është postimi i plotë i Kajtazit pa ndërhyrje:
Te nderuar miq,
Ekipi i forenzikes se Policise se Kosoves sot ka dorezuar raport ne Prokurori te Shtetit per pajisjen e pergjimit te vendosur ne veturen time.
Raporti i ekspertizes konstaton se ekspertet tane nuk kane mundur ta hapin ate pajisje. Ata sugjerojne qe pajisja te dergohet jashte vendit.
Pres qe Prokuroria ta kryej punen e saj ne menyre te pavarur dhe profesionale. Nuk do te dorezohem derisa te zbulohet se kush me ka pergjuar dhe persekukuar tash e sa kohe.