Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Hekuran Nikçit, kryeinspektorit të paligjshëm (Dokument)

13/11/2024 - 17:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Hekuran Nikçit, kryeinspektorit të paligjshëm (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale ndaj Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi, i cili është emëruar në këtë pozitë nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti – kundërligjshëm – që dy vjet.

Kallëzim penal e ka dorëzuar në Prokurori udhëheqësi i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës në kuadër të Inspektoratit të Punës, Nexhat Fazliu.

Këtë kallëzim penal e ka siguruar Gazeta Online Veriu.info, e aty thuhet se se i dyshuari Nikçi ka kryer veprën penale që parashihet në nenin 386, paragrafi 1, pika 1.3, neni 394, paragrafi 1 dhe 2, neni 414, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Nexhat Fazliu në cilësinë e personit zyrtar ka parashtruar kallëzim penal ndaj kryeinspektorit Nikçi për mozbatimin e aktgjykimeve gjyqësore të Gjykatës Supreme të datës 25 shtator 2024, Gjykatës së Apelit të datës 9 korrik 2024 dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative i datës 14 prill 2024, lidhur me vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës të datës 14.07.2022.

Pra Fazliu ka denoncuar se Hekuran Nikçi është i punësuar pa konkurs publik, gjë që vërtetohet edhe me vendimin e KPMSHC-së, të cilët janë të obligueshëm të zbatohen.

Në kallëzimin penal theksohet se ministria e Hekuran Muratit kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila e kishte refuzuar atë, duke lënë në fuqi vendimin e KPMSHC-së. Ministria vazhdoi me ankesë në Gjykatën e Apelit e cila po ashtu e rrëzoi atë, e njëjtë veproi edhe Gjykata Supreme.

Fazliu është ankuar se me këtë punësim pa konkurs të Hekuran Nikçit, i është mohuar e drejta për të konkurruar për pozitën e Kryeinspektorit të Punës, pasi që thekson se “i plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për të konkurruar në këtë pozitë…”.

Këtë e ka bazuar në dispozitën e nenit 219 të Kodit Penal: “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Aty thuhet se “kushdo që ia mohon apo kufizon personave të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

Hekuran Nikçi sipas këtij kallëzimi penal ka kryer veprën penale “mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”, duke qenë se ai nuk ka respektuar vendimin e gjykatës dhe vazhdon të qëndrojë kundërligjshëm në pozitën e Kryeinspektorit.

Pos këtyre, ai është kallëzuar edhe se është duke ushtruar presion që të mos bashkëpunojë as me Policinë e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale.

JU REKOMANDOJMË

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend

05/07/2025 - 22:56
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

05/07/2025 - 22:43
Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural
Lajme

Gashi thotë se votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar: Ndryshimi vetëm me mocion procedural

05/07/2025 - 22:37
Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”
Lajme

Elon Musk krijon partinë e tij – “Partia Amerikane”

05/07/2025 - 22:28
“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend
Lajme

“Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

05/07/2025 - 22:26
Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael
Lajme

Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

05/07/2025 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë