Analisti e gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar akuzat e Dejona Mihalit në drejtim të Përparim Ramës, duke potencuar edhe njëherë lidhjet e Lëvizjes Vetëvendosjes me anëtarë të botës së krimit.
Në emisionin VV Show, Kajtazi ka thënë se njëri prej bosëve më të mëdhenj të drogës (Shemsi Bahtiri) është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Njëri prej bosëve më të mëdhenj të drogës, baroni i drogës që quhet tashmë, është në paraburgim dhe është anëtarë i Vetëvendosjes. I biri i tij ende është në arrati. Ai (Shemsiu) është zbuluar në aplikacionin në komunikemet përmes Sky ECC”, ka thënë Kajtazi.
Sipas Kajtazit, hetimet në këto komunikime kanë zbuluar lidhjet e trafikantëve me biznesmenë të ndryshëm në Shqipëri.
“Këto hetime ku ka dalë ky janë në kuadër të krejt hetimeve ku në Shqipëri po arrestohen për çdo ditë biznesmenë të lidhur me trafik të drogës. Ky është pjesë e atyre dhe pjesë e Vetëvendosjes dhe jo vetëm ky por edhe shumë të tjerë”, ka shtuar më tej Kajtazi.
Sipas tij, vlerësimet e kryera në Shqipëria kanë rezultuar se drogat sintetike prejardhjen e kanë nga Kosova.
Lidhur me këtë rast, Kajtazi ka marrë shembull arrestimin e ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili ishte arrestuar duke transportuar një sasi të konsiderueshme të drogave sintetike.
“Në Shqipëri ka nartkotikë të llojllojshëm, por vlerësimet janë se drogat sintetike shkojnë nga Kosova dhe njëri prej atyre që është vërtetu se ka dërguar sasi të mëdha të narkotikëve sintetikë është anëtar i Vetëvendosjes, ka qenë asamblist i Vetëvendosjes. Këta njerëz janë të lidhur ngushtë me narkotikë, mbase zonja Mihali e din kush ja shet se mbase këta e kontrollojnë shitjen nëse është ashtu”, ka deklaruar Kajtazi në VV Show.













