Gazetari Vehbi Kajtazi duke kujtuar të bëmat e diktatorit ushtarak të Ugandës, Idi Amin Dada që sundoi mes viteve 1971 – 1979 dhe thënien e tij të famshme se “ka liri fjale, por nuk mund të garantojë lirinë pas fjalës”, ka thënë se të premten raportin për lirinë e mediave nga Reporterët Pa Kufij, e kritikuan disa që Albin Kurti i ka nën kontroll.
“Idi Amin Dada, diktatori ushtarak i Ugandës që sundoi nga viti 1971 deri më 1979, ishte i njohur për shtypjen brutale te te drejtave te njeriut, perfshire lirine e medias”, ka sqaruar Kajtazi.
“Nje nga theniet me te famshme qe pershkruan raportin e tij me media eshte: “Ka liri fjale, por nuk mund te garantoj lirine pas fjalës”.
Sipas Kajtazit, kjo thënie e famshme përmbledh mire mënyrën e tij autoritare te sundimit: teorikisht mund te flisje, por nese guxoje te thoshe diçka qe ai nuk e pelqente, mund te perballeshe me pasoja të renda – burgosje, torture apo vdekje.
“Liria e mediave per Albin Kurtin eshte e plote aq sa do ai. Pertej kerpeshit qe te ve, eshte liri e tepërt”, ka thënë gazetari Kajtazi.
“Sot kam pa plote kritika per raportin e Reportereve Pa Kufij, kryesisht prej atyre qe Kurti i mbane lidhur me kërpesh”, ka thënë ai.