Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që t’ia marrë LDK-së dy deputete, Serbeze Muçajn dhe Arjeta Abazin.
Sipas Kajtazit, VV-ja po tenton të “peshkoj” deputeten Abazi përmes bashkëshortit të saj, i cili është biznesmen.
“Kanë synime dhe shpresojnë që ta kenë deputeten tjetër të LDK-së nga Podujeva që u zgjodh për herë të parë, pasi bashkëshorti i saj është biznesmen, është pronari i një nga qendrat tregtare këtu në Prishtinë dhe nëpërmjet lidhjeve biznesore kanë shpresë që do ta marrin. Arjeta Abazin”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
Sipas tij, këtij “peshkimi” ia ka dhënë një shtytje edhe vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi tha se ka pozicion të ngurtë në raport me krijimin e një qeverie nga opozita.
Kurse, për sa i përket zhvillimeve brenda LDK-së, Kajtazi tha se zyrtarët e kësaj partie të cilët po ankohen, nuk e duan dhe nuk e kanë përfillur shumë.
“Këto që po ndodhin, ka ankesa prej zyrtarëve të LDK-së që Lumir Abdixhikun nuk është që e kanë përfillur shumë dhe nuk e duan as për kryetar, po flas për Avdullah Hotin, Driton Selmanaj, Arben Gashin, në kuptimin që nuk janë shumë të kënaqur pse Lumirin e kanë për kryetar”, tha ai.