Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda

11/12/2025 - 14:51
në Lajme
A A
Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes një njoftimi shpreh shqetësimin për ‘disa pajisje incizimi që ngjasojnë me kamera artizanale’, që thonë se janë të vendosura në disa objekte te Policisë së Kosovës.

Oda ka publikuar edhe përgjigjen e Policisë për këtë shqetësim, megjithatë, “vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokati”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR AVOKATË

Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. BERISHA dhe Nënkryetari, Naim Rudari, në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.

Duke e konsideruar këtë situatë një rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:

1. Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;

2. Nuk përbëjnë pajisje të fshehta, ilegale apo të menaxhuara nga stafi hetues;

3. Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;

4. Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.

Megjithatë, Oda e Avokatëve vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Për këtë arsye, OAK u bën thirrje të gjithë avokatëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos zhvillojnë konsultime konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim mbi sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht përgjigjes së dhënë nga policia..

Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve profesionale të avokatëve, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimit të kushteve të sigurta e të pandryshueshme të konfidencialitetit në të gjitha hapësirat e intervistimit.

JU REKOMANDOJMË

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”
Lajme

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

11/12/2025 - 15:32
Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës
Kryesore

Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës

11/12/2025 - 15:22
REL: Parisi kundër heqjes së masave ndaj Kosovës meqë të tjerët po bllokojnë që Beogradi t’i hapë kapitujt e anëtarësimit
Kryesore

REL: Parisi kundër heqjes së masave ndaj Kosovës meqë të tjerët po bllokojnë që Beogradi t’i hapë kapitujt e anëtarësimit

11/12/2025 - 15:00
Gjykimi për të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc nis me 24 dhjetor
Kryesore

Gjykimi për të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc nis me 24 dhjetor

11/12/2025 - 14:55
Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq: Është veç çështje kohe kur do të vijnë sanksionet sekondare nga SHBA

11/12/2025 - 14:39
Sekretari i NATO’s paralajmëron: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Lajme

Sekretari i NATO’s paralajmëron: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

11/12/2025 - 14:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    457 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 114
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë