Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda

11/12/2025 - 14:51
në Lajme
A A
Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes një njoftimi shpreh shqetësimin për ‘disa pajisje incizimi që ngjasojnë me kamera artizanale’, që thonë se janë të vendosura në disa objekte te Policisë së Kosovës.

Oda ka publikuar edhe përgjigjen e Policisë për këtë shqetësim, megjithatë, “vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokati”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR AVOKATË

Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. BERISHA dhe Nënkryetari, Naim Rudari, në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.

Duke e konsideruar këtë situatë një rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:

1. Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;

2. Nuk përbëjnë pajisje të fshehta, ilegale apo të menaxhuara nga stafi hetues;

3. Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;

4. Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.

Megjithatë, Oda e Avokatëve vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Për këtë arsye, OAK u bën thirrje të gjithë avokatëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos zhvillojnë konsultime konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim mbi sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht përgjigjes së dhënë nga policia..

Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve profesionale të avokatëve, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimit të kushteve të sigurta e të pandryshueshme të konfidencialitetit në të gjitha hapësirat e intervistimit.

JU REKOMANDOJMË

Nga sot paga minimale në Kosovë bëhet 500 euro bruto

Nga sot paga minimale në Kosovë bëhet 500 euro bruto
01/07/2026 - 10:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro. Sipas tij, paga minimale ishte e pandryshuar për më shumë se...

Më shumëDetails

Aksioni “Nafta”: Arrestohen disa persona, sekuestrohen para në cash, dokumente dhe cisterna

Aksioni “Nafta”: Arrestohen disa persona, sekuestrohen para në cash, dokumente dhe cisterna
01/07/2026 - 10:36

Një operacion i gjerë policor ka nisur në orët e para të mëngjesit në më shumë se 40 lokacione në mbarë vendin për dyshime mbi një skemë të...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme

Kurti: Kosova përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së për partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme
01/07/2026 - 10:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë historike të vlerave mbi të cilat është...

Më shumëDetails

Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë
01/07/2026 - 10:11

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një...

Më shumëDetails

Joseph: Bllokimi fillestar institucional erdhi nga Kurti, ai mban përgjegjësi por jo i vetëm

Joseph: Bllokimi fillestar institucional erdhi nga Kurti, ai mban përgjegjësi por jo i vetëm
01/07/2026 - 09:42

Eksperti për Ballkanin, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për bllokadën institucionale në Kosovë u takon liderëve politikë, duke përfshirë si pozitën ashtu edhe opozitën. Joseph tha...

Më shumëDetails

Bastisen mbi 40 lokacione, dyshime për skemë kriminale me import të ujit në vend të naftës

Bastisen mbi 40 lokacione, dyshime për skemë kriminale me import të ujit në vend të naftës
01/07/2026 - 09:27

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë