Kameramani Gentrit Aliu është shpallur punëtori i vitit 2024 nga redaksia e Veriu.info, me ç’rast i është ndarë çmimi “Blerim Zhabari.
Ky çmim Aliut i është dhënë me motivacion për punë profesionale dhe angazhim maksimal në fushën e gazetarisë përmes ‘syrit’ të kamerës.
Çmimi mbanë emrin e bashkëthemeluesit të Gazetës Online Veriu.info dhe gazetarit të ndjerë, Blerim Zhabari.
Çmimin për Gentrit Aliun e ndanë bashkëshortja e Blerim Zhabarit, Kumrije Zhabari me dy djemtë Butrintin e Erjonin, së bashku me bashkëthemeluesin dhe pronarin e Veriu.info, Gazmend Morina.