Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kamion Revolucioni”

16/12/2022 - 14:33
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke ndjekur modelin e “Revolucionit të Trungjeve” në Kroaci, në veri po ndodh njëfarë “Kamion Revolucioni”. Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat. Nëse kjo ndodh, atëherë institucionet e Kosovës dorëzohen para kriminelëve dhe paramilitarëve, të cilët po sulmojnë në veri.

Imer Mushkolaj

Gjeneratave më në moshë, në Kosovë dhe gjetiu në rajon iu kujtohet emërtimi “Jogurt Revolucioni” (Jogurt Revolucija), e që simbolizonte protestat masive në Vojvodinë, në vitin 1988. Protestuesit e detyruan udhëheqjen e atëhershme komuniste të krahinës që të ofrojë dorëheqjen, për t’u zëvendësuar më pas me përkrahës të Slobodan Milosheviqit.

Protestat u njohën si njëfarë revolucioni antiburokratik, kurse termi “Jogurt revolucion” u “shpik” nga një gazetar i asaj kohe, me idenë që të shpërfaq gjithë dobësinë e pushtetit që u largua pasi protestuesit e gjuajtën me jogurtë ndërtesën e qeverisë së atëhershme.

Ky përshkrim i revolucionit është përdorur më pas edhe kundër pushtetit të Milosheviqit, kur kritikohej mënyra e tij e ndërrimit të udhëheqjes në Vojvodinë nëpërmjet “jogurtit”.

Tingëllon ironik, por emërtimi “Jogurt Revolucioni” është pjesë e historisë politike.

E pjesë e kësaj historie është edhe një term tjetër, po ashtu i njohur – “Revolucioni i Trungjeve” (Balvan Revolucija).

Në gusht të vitit 1990 serbët e Kroacisë u çuan në kryengritje të përgjithshme, duke bllokuar rrugët me trungje, cunga e çka jo tjetër, veçanërisht në afërsi të Kninit. Bllokimi i rrugëve që lidhnin veriun dhe jugun e vendit shkaktoi dëme të mëdha ekonomike, veçanërisht për shkak se bllokada po ndodhte gjatë sezonit turistik. Shteti i ri i Kroacisë nuk ishte në gjendje që në një pjesë bukur të madhe të zbatojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë.

“Revolucioni i Trungjeve” u karakterizua edhe me veprime të tjera kriminale e terroriste, si hedhja në ajër e pjesëve të hekurudhës, plaçkitjet e armatosura, vjedhjet, përzënia e civilëve dhe më pas edhe vrasja e tyre.

Serbët qëndronin me javë të tëra në rrugë, të armatosur, ndërkaq vikendeve iu bashkoheshin edhe të tjerë bashkëkombas nga qytetet tjera. Se si ka përfunduar kryengritja e serbëve në Kroaci dhe çfarë ka ndodhur më tej, tashmë është pjesë e historisë.

Por, historia e “revolucioneve” të organizuara për bllokimin e rrugëve vazhdon. Dy dekadat e fundit më së shumti në Kosovë.

* * *

Serbët e veriut nuk kanë ngurruar që herë pas here t’i bllokojnë rrugët. Kur nuk iu kanë pëlqyer vendimet e Qeverisë së Kosovës, ose për të tjera arsye, ata kanë dalë në rrugë, duke përdorur automjete dhe mjete të tjera për t’i bërë të pakalueshme rrugët në këtë pjesë të vendit.

Së fundi rrugët në veri janë bollkuar sërish, kryesisht me kamionë. Një “Kamion Revolucion” sipas modeleve tashmë të njohura. Bllokimi është bërë pasi autoritetet kosovare arrestuan një ish-polic, i cili po dyshohet si autor i një sulmi terrorist mbi zyrën e komisionit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut. Barrikadat ende janë të rrugë ndërkaq, siç është thënë, “për shkaqe sigurie” janë mbyllur edhe dy vendkalimet veriore me Serbinë.

Mund të tingëllojë ironike, por rrugët janë bllokuar edhe me kamionë dhënë donacion serbëve nga Bashkimi Europian. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pret që barrikadat t’i heq KFOR’i, por ato ende qëndrojnë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Ndërkohë, emisari i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se barrikadat nuk duhet larguar me buldozerë, por me dialog.

Vetëm se Lajçak nuk e ka bërë të qartë se me kë duhet të dialogohet. Me Beogradin, me strukturat kriminale e paramilitare në veri, apo me përfaqësues të Listës Serbe që i kanë braktisur insitucionet? Dhe, më e rëndësishmja, për çfarë të dialogohet?

Barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-policit dhe largimi i tyre është kushtëzuar me lirimin e tij. Si të dialogohet lirimi i një të dyshuari për sulm terrorist – mbase këtë di ta sqarojë Lajçak.

Policia e Kosovës ka kapacitete për t’i hequr barrikadat. Por, në një situatë të brishtë sigurie, gjithçka mund të eskalojë. Andaj, iu mbetet forcave paqeruajtëse të NATO’s që t’i lirojnë rrugët atje.

Megjithatë, dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat. Nëse kjo ndodh, atëherë institucionet e Kosovës dorëzohen para kriminelëve dhe paramilitarëve, të cilët po

JU REKOMANDOJMË

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë