Milani shpallet kampion i Serie A për të 19 herë në histori.
Rosonerët siguruan vendin e parë në tabelë pasi mposhtën Sassuolon me rezultat 0-3 në “Mapei Stadium” ku shumica e tifozëve ishin Kuq e zi.
Olivier Giroud shënoi dy gola në minutat 17-të dhe 32-të derisa një gol tjetër e shënoi Kessie në minutën e 36-të.
Në të tre golat e shënuar asistues ishte Rafael Leao.
Fitorja e Interit 3-0 ndaj Sampdorias në San Siro doli të jetë e pavlefshme pas fitores së Milanit.
Milani e përfundon sezonin në vendin e parë me 86 pikë, dy pikë më shumë se Interi.
Ky është titulli i 19 i Milanit duke barazuar Interin me tituj të Serie A.