Kanadaja do të vendosë tarifa për mallrat amerikane me vlerë 29.8 miliardë dollarë, si përgjigje ndaj tarifave që presidenti amerikan. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i paidentifikuar kanadez.
Tarifat më të larta të Trump për importet e çelikut dhe aluminit hynë në fuqi këtë të mërkurë, pasi skaduan përjashtimet e mëparshme, që mundësonin importimin e disa produkteve pa tarifa.
Kanadaja është furnizuesi më i madh i çelikut dhe aluminit për SHBA-në, sipas Reuters.
Ky përshkallëzim i tensioneve tregtare ndodh, ndërsa kryeministri i larguar Justin Trudeau po i dorëzon pushtetin pasardhësit të tij, Mark Carney, që fitoi udhëheqjen e Partisë Liberale këtë javë.
Carney ka thënë se nuk mund të diskutojë me Trumpin deri sa të betohet si kryeministër, ndërsa Trump ka shprehur disa herë dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.