Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

12/03/2025 - 21:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke nisur nga një qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë nuk do të furnizohen njëjtë me energji elektrike, sikurse konsumatorët e tjerë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që këto kompani të dalin në treg të hapur, dhe të kenë të drejtë që ta zgjedhin vet furnizuesin.

Këtu, hyjnë të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, apo 10 milionë euro qarkullim.

E varësisht nga kërkesat, nga KESCO thonë se mund të ndryshojnë edhe çmimet e energjisë elektrike për këto biznese.

“Në këtë periudhë të gjithë punëtorët që kanë mbi 50 punëtor ose mbi 10 milionë euro qarkullim automatikisht do të dalin në treg të hapur çfarë kemi bërë ne si kompani është që kemi dërguar nga një njoftim për secilin konsumator të cilët në rast që nuk i përmbushin këto kritere të vijnë tek ne me disa dokumente nga Administrata Tatimore e Kosovës, të na dëshmojnë se ata do të mund të furnizohen me tarifa të rregulluar të energjisë elektrike nga KESCO por në anë tjetër të gjithë ata konsumator që nuk i sjellin brenda kësaj periudhe i bijë që nuk i kanë plotësuar kriteret”, ka deklaruar për teve1 Margarita Rashiti- zëdhënëse e KESCO-s.

Me këtë ndryshim, nuk po pajtohen në Odën Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna thotë se KESCO do t’i përcaktoj vet çmimet, pasi sipas tij furnizuesit e tjerë nuk do të kenë sasi të mjaftueshme për t’u ofruar bizneseve.

“Këtu krijohet një pabarazi shumë e madhe në mes të bizneseve të mëdha dhe të vogla. Bizneset e vogla mbesin me çmimin e rregulluara nga ZRRE ndërsa bizneset e mëdha detyrohen të blejnë energji elektrike me çmim me të lartë. E kjo pastaj ka pasoja të produkti final ku do ta kemi një produkt me çmim shumë më të lartë që do të faturohet konsumatorit të Kosovës.”

KESCO, ai thotë nuk i konsultoi fare bizneset për këtë ndryshim.

Mirëpo, ndryshe nga Rafuna, eksperti i energjetikës, Vezir Rexhepi, argumenton se kjo do të jetë një mundësi e mirë për kompanitë.

“Zyra e rregullatorit të energjisë i ka vendosur rregullat edhe për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Në këtë kontekst është paraparë që edhe kompanitë që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro edhe mbi 50 punëtor të ofrohet mundësia për furnizuesin të jenë pra kështu të pavarur kuptimin e zgjedhjes së furnizuesit të energjisë elektrike. Për këto do të thotë se ato do të kenë mundësi shumë të mira në mënyrë që të furnizohem me një furnizues cilindo që ato që ato zgjedhin për kushte me të mira të çmimeve për transparencë me të madhe për inovacion”, ka deklaruar ai.

Bizneset së bashku me Zyrën e Rregullatorit, të hënën pritet të mbajnë një takim ku do të diskutojnë për vendimin e ri.

JU REKOMANDOJMË

Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg

Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg
05/11/2026 - 10:54

Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se kanë kërkuar që çështja e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rastet e femicidit...

Më shumëDetails

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi
05/11/2026 - 10:42

Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka...

Më shumëDetails

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa
05/11/2026 - 10:32

Mali i Zi mund të bëhet vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028. Ndërkohë, Shqipëria synon t’i...

Më shumëDetails

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
05/11/2026 - 10:29

Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë dominimin e tij mbi partinë republikane – por identiteti i tij do të shijojë perspektivën...

Më shumëDetails

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi
05/11/2026 - 10:28

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes...

Më shumëDetails

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij
05/11/2026 - 10:20

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë