“Qëndrimi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán përfaqëson një shkelje serioze të besnikërisë së shteteve anëtare që dëmton besueshmërinë dhe aftësinë e BE-së për të vepruar”, deklaroi Merz, raporton Deutsche Welle.
Ai shtoi se kjo mosmarrëveshje ka revoltuar shumë liderë evropianë dhe paralajmëroi se situata mund të ketë pasoja politike afatgjata për unitetin dhe funksionimin e Bashkimit Evropian.











