Njëri nga të arrestuarit, sipas burimeve të sigurta të Vox Kosova, është Rinas Zeqiri, i prezantuar më 13 gusht si kandidat për Asamblenë Komunale të Novobërdës nga radhët e Vetëvendosjes.
Një tjetër zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në kultivimin e drogës.
Një aksion i Policisë dje në fshatin Zhegovc të Gjilanit ka zbuluar një parcelë me 500 bimë Kanabis Sativa. Njëri nga të arrestuarit, sipas burimeve të sigurta të Vox Kosova, është Rinas Zeqiri, i prezantuar më 13 gusht si kandidat për Asamblenë Komunale të Novobërdës nga radhët e Vetëvendosjes. Ai në listë mban numrin 11.

Prezantimin e tij e kishte bërë në Facebook Avdyl Gashi, i cili është bartës i listës së VV-së për Asamblenë e Novobërdës. Megjithatë, ky postim është fshirë.

Përveç Rinas Zeqirit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Policia ka bërë të ditur në njoftimin e saj se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një karikator me 19 fishekë kalibër 7.62×39 mm, pesë telefona, si dhe një veturë Golf V.
Besnik Mujeci, një aktivist i zëshëm i VV-së në Prishtinë, në vitin 2023 ishte arrestuar në Shqipëri nën dyshimet për shpërndarje të lëndëve narkotike.