Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka prezantuar kandidatin e parë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai është Xhemajl Hasanin nga Podujeva, i cili kishte kandiduar për kryetar të Podujevës nga kjo parti në zgjedhjet e fundit lokale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hasani e ka falënderuar Limajn për besimin e dhënë.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për mundësinë që Nisma Socialdemokrate më ka dhënë për të kandiduar si deputet. Ky angazhim është një hap i ri në rrugëtimin tim politik dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer më mirë qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Një falënderim të veçantë shpreh për Kryesinë e Nismës dhe Kryetarin, z. Fatmir Limaj, për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces”, ka shkruar Hasani.