Janë procesuar 2,076 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 83,11% të procesit të numërimit të votave, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tiona Reçica, e cila është e renditur e 104-ta për nga numri i votave, deri më tani ka marrë 3,517 vota.

Ajo ka bërë humor me rezultatin e saj duke shpërndarë një frazë nga “Kafeneja jonë”, duke ironizuar situatën.
“‘A morë naj votë morë ti, po loqk po, njo e mora, kush ta dha vetës ia dhash magar, bile bile me t’thonë drejtën Labinot, kur shkova aty mu hidh mendja me rrumbullaksu atë partinë e moçme po ia dhashë vetës për inati’”, ishte fraza e ndarë nga ajo.
Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Unë tu ia kqyr votat vetit në KQZ.”










