Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

28/03/2026 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura në Kosovë dhe se e njëjta duhet të largohet nga publiku.

Ajo gjithashtu ka thënë se është shqetësuese përpjekja e Shkëlzen Gashit për të hedhur përgjegjësinë tek Fondi për të Drejtën Humanitare, duke përkujtuar edhe faktin se Gashi ka gabime edhe në librin e tij.

“Është veçanërisht shqetësuese që Shkëlzen Gashi përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë për këto gabime te Fondi për të Drejtën Humanitare. Kjo përbën një përpjekje për të diskredituar bazën më të besueshme të të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë”, thuhet në reagim.

“Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat në Kosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktet e vërtetuara në gjykatë. I njëjti model po përsëritet tani në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta,
të bazuara në mungesë njohurie dhe pa përgjegjësi ndaj viktimave.” potencohet në reagim.

“Për këto arsye, konsiderojmë se ekspozita, në formën e saj aktuale, duhet të hiqet nga
hapësira publike. Njëkohësisht, është e domosdoshme të ndërpritet paraqitja arbitrare dhe joprofesionale e krimeve dhe fatit të viktimave. Paraqitja e pasaktë e fakteve nuk kontribuon në kulturën e kujtesës, por e dëmton atë, relativizon krimet dhe cenon seriozisht dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, përfundon reagimi.

Tags: Natasha KandiqShkelzen Gashi

JU REKOMANDOJMË

Kompania që financon VV-në dhe shpërblehet me tenderë, mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

Kompania që financon VV-në dhe shpërblehet me tenderë, mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit
28/03/2026 - 15:34

Kompania mbështetëse e Lëvizjes Vetëvendosje e cila vetëm dy javë më parë fitoi përsëri monopolin për furnizimin e aeroplanëve me kerozinë, “EX FIS”, ishte njëra prej financuesve kryesore...

Më shumëDetails

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”
28/03/2026 - 15:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”,...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
28/03/2026 - 14:36

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Arton Demhasaj, ka thënë se dorëheqja e kryekuvendares Albulena Haxhiu është më e pakta që mund të ndodhë pas skandalit me ekspozitën e...

Më shumëDetails

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici
28/03/2026 - 14:08

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari, Fazli Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar...

Më shumëDetails

Thellohet skandali | Fondi i Natasha Kandiqit përgenjështron Shkëlzen Gashin: Të dhënat e ekspozitës nuk përkojnë me listën tonë

Thellohet skandali | Fondi i Natasha Kandiqit përgenjështron Shkëlzen Gashin: Të dhënat e ekspozitës nuk përkojnë me listën tonë
28/03/2026 - 13:53

Fondi për të Drejtën Humanitare ka përgënjeshtruar deklaratat e autorit të librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, i cili mbrëmë tha se të dhënat për librin e...

Më shumëDetails

Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?

Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?
28/03/2026 - 13:31

Të dhënat mbi masakrat e luftës në Kosovë të publikuara në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të publicistit Shkëlzen Gashi, po dalin të jenë mjaft problematike. Pas reagimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë