Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kapen produkte ushqimore e cigare të kontrabanduara nga Serbia, sekuestrohen edhe 320 monedha 2 euroshe false

10/10/2024 - 10:48
në Lajme
A A
Kapen produkte ushqimore e cigare të kontrabanduara nga Serbia, sekuestrohen edhe 320 monedha 2 euroshe false
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të parandalojë tri raste të kontrabandës me mallra, pasi ka kapur në flagrancë mallra ushqimore serbe e cigare të futura ilegalisht në Kosovë

Në rastin e parë, Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, ku ka gjetur dhe sekuestruar produkte ushqimore me origjinë serbe.

“Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē, komuna e Kamenicës. Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtën ditë, Policia ka ndalur për kontroll një veturë me targa serbe, ku ka gjetur 14 pako me cigare pa dokument mbi prejardhjen e mallit e në vlerë të 15 mijë eurove.

I dyshuari, shtetas serb, është ndaluar për 48 orë.

“Më datë 09.10.2024 nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, njofton Policia.

Edhe në rastin e tretë janë gjetur mallra të ndryshme si cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, të sjella ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Më datë 09.10.2024 pas marrjes së informatave për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë, nga njësitet e lartcekura është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit kosovar nga Kamenica. Gjatë kontrollit është hasur në mallra si duhan, cigare të llojeve të ndryshme me prejardhje serbe dhe pa banderolla, filtera për cigare etj, dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, Policia bën me dije se janë gjetur edhe 320 monedha 2 euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Për këtë është arrestuar një person i dyshuar.

“Përveç mallrave të lartcekura janë hasur edhe monedha metali nga 2 € gjithsej 640€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, ku nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- përkatësisht Njësia Rajonale në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan) është inicuar rasti ‘Falsifikim i Parasë’ nga neni 296 i KPRK-së. Me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë