Ylli i futbollit Karim Benzema është parë në Mekë duke kryer ritualin e tavafit gjatë Haxhit.
Në pamjet e publikuara, ish-sulmuesi i Real Madridit shihet mes miliona besimtarëve të tjerë duke kryer një nga ritualet më të rëndësishme të Haxhit.
Fillimisht, videoja u postua nga vetë Benzema në rrjetet e tij sociale, përpara se të shpërndahej gjerësisht nga përdorues të tjerë dhe media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të madhe.












