Lajme Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula, ka përkujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor. Ajo tha se derisa krerët e UÇK’së sot po përballën me gjyqin në Hagë, “është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës”. “Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, shkroi ajo. Postimi i plotë: 28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës. Në këtë ditë shënojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe nderojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri. Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri! 28/11/2026 - 10:14
Kryesore Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar 28/11/2026 - 09:55
Lajme Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar 10/09/2026 - 07:59
Lajme Syla: Kurti po e pret datën kur vijnë diaspora për t’ia dhënë votën – ka humbur mbështetjen e brendshme 09/09/2026 - 23:00
Lajme Vila luksoze që dyshohet se iu bë Ballukut pas tenderit -SPAK zbulon skemën me biznesmenin Arbër Abazi dhe Taren 09/09/2026 - 22:48
Lajme Baton Haxhiu: Nuk ka pushtues që mund t’i ketë ba Kosovës ma keq se ky kryeministër 09/09/2026 - 22:43
Kryesore Kërçeli për Shalën: Si i kërkon votat e VV-së kur thotë se nuk do të punojë me Kurtin? 09/09/2026 - 22:24
Lajme “Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit 09/09/2026 - 22:15
Lajme Hamza: Kurti e di qëndrimin e PDK-së, nuk është çështje emrash për nënkryetarët e Kuvendit 09/09/2026 - 22:03
Kryesore Haradinaj: VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor – PDK e LDK ishin gati për koalicion me Kurtin 09/09/2026 - 21:49
Lajme Tre aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri: Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre 09/09/2026 - 21:41
Lajme Haliti për Hotin: E shkeli marrëveshjen, tash po kërkon të fajësojë të tjerët! 09/09/2026 - 21:28
Kryesore Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 09/09/2026 - 21:14