Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së 114, ta lidhë me aspiratën për anëtarësimin në Bashkimin Europian të vendit.Në një postim të bërë mëngjesin e sotëm në Facebook, Rama thotë se ky është 28 Nëntori më të afërt me Europën e Bashkuar.
“MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.












