Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura

11/09/2025 - 15:59
në Lajme
A A
Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditët e fundit të mandatit të tij të parë si kryetar i Shtimes po e gjejnë Qemajl Aliun përballë një bilanci të rëndë me premtime të pambajtura. Me vetëm pak javë deri në zgjedhjet e 12 tetorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje rikthehet para qytetarëve për të kërkuar edhe një mandat tjetër, ndonëse shumë nga zotimet që i bëri katër vite më parë kanë mbetur vetëm në fletët e programit zgjedhor.

Nga biblioteka online dhe uebfaqja për shkolla, te funksionalizimi i çerdhes së dytë, rrjeti i ujësjellësit në fshatra, pagat jubilare për mësimdhënësit dhe shëndetësinë, e deri tek kyçja në autostradë dhe themelimi i Muzeut të Memories në Reçak, pra lista e premtimeve të parealizuara është e gjatë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, gjatë mandatit 2021–2025 Aliu ka dhënë gjithsej 107 premtime. Nga to, vetëm 46 janë përmbushur, 26 gjysmë të përmbushura, 21 të filluara, ndërsa 14 nuk kanë nisur fare. Pikërisht këto zotime të pa filluara janë më të dhimbshmet për qytetarët, sepse lidhen me fusha thelbësore të jetës publike.

Një prej tyre është krijimi i bibliotekës online dhe i një uebfaqeje që do të lidhte të gjitha shkollat e komunës. Ky projekt ishte prezantuar si hap drejt digjitalizimit të arsimit në Shtime, por katër vite më vonë ai nuk ka as gjurmë.

Në fushën sociale, Aliu premtoi marrjen përsipër të tri pagave jubilare dhe tri pagave përcjellëse për punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë që dalin në pension. Deri më sot, ky zotim as nuk ka nisur, duke e lënë komunën në borxh moral e financiar ndaj punëtorëve të saj, shkruan Insajderi.

Në aspektin e infrastrukturës, kryetari kishte folur për kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova” përmes aksit rrugor Duhël-Lipjan. Ky projekt, i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të zonës, nuk ka pasur asnjë hap konkret deri më tash. Po ashtu, investimi në Muzeun e Shtimes dhe themelimi i Muzeut të Memories në Reçak mbetën vetëm premtime në letër.

Edhe në menaxhimin e hapësirave urbane, kryetari Aliu nuk ka bërë asnjë hap përpara. Premtimi për caktimin e një sistemi taksash për zonat e parkingjeve, sa më afër qendrës aq më shtrenjtë, nuk ka nisur fare, duke lënë qytetin pa një rregullim të nevojshëm të trafikut dhe parkimit.

Po ashtu, Aliu premtoi përfundimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komunës brenda dy viteve të para të mandatit, por realiteti tregon se banorët e shumë fshatrave ende përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

JU REKOMANDOJMË

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon caktimin e prokrorëve përgjegjës që do të angazhohen për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor
Lajme

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon caktimin e prokrorëve përgjegjës që do të angazhohen për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

11/09/2025 - 18:06
Prattipati te Osmani, flasin për respektimin e masës së Kushtetueses
Kryesore

Prattipati te Osmani, flasin për respektimin e masës së Kushtetueses

11/09/2025 - 18:00
Apeli e la në qeli, Veliaj ankesë në Gjykatën e Lartë
Lajme

Apeli e la në qeli, Veliaj ankesë në Gjykatën e Lartë

11/09/2025 - 17:40
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Koci sfidon deputetët: Ndani nga 100 euro prej pagës mujore për njerëzit në nevojë, fillojmë tash

11/09/2025 - 17:23
LDK-ja kundërshton shkuarjen e Bislimit në Bruksel: Vullneti i popullit nuk i dha atij mandat
Kryesore

LDK-ja kundërshton shkuarjen e Bislimit në Bruksel: Vullneti i popullit nuk i dha atij mandat

11/09/2025 - 17:19
KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës
Lajme

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

11/09/2025 - 16:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë