Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit

10/09/2025 - 19:32
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjithçka elitare, e dorës së parë.

Banimit në varg në “Marigona Hill”, në lagje hiper-luksoze, tash ia ka shtuar edhe me shkollim elitar e prestigjioz – dhe të shtrenjtë – për dy vajzat e saj: në “Prishtina High School”.

Shkollimin fillor të tyre, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e paguan hiç më pak se rreth 15 mijë euro në vit.

Tabela e çmimeve është e paraqitur në uebsajtin zyrtar të kësaj shkolle.

6 mijë e 200 euro kushton viti shkollor për filloristë.

320 euro kushtojnë shujtat e ushqimit.

Të mbledhura rrumbullakësohen në 13 mijë euro.

Shto këtu “kostot shtesë” të provimeve, dhe depozitat nga 500 euro për nxënës: rrumbullakësohen në 15 mijë euro.

Linku për të parë çmimet e plota të shkollimit në UEBFAQEN ZYRTARE.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit, pati sulm të madh ndaj mediave dhe gaztearëve se pse i ekspozuan gëzimin e madh të priviligjeve shtetëroer dhe resurset nga institucionet publike, të cilët janë të angazhuar në numra të mëdhenj për të ruajtur vajzat e saj.

Arrestimi i kameramanit

Privilegjet dhe resurset e shtetit i shfrytëzon në maksimum, ndërsa në maksimum e pati edhe helmin ndaj mediave që ia ekspozojnë gëzimin e plotë të atyre të mirave që i vinë me pushtetin.

Garda e rojeve të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, prangosën një kameraman – që po merrte pamje të mbrojtjes së afërme të vet, që i ruajnë, në numra të mëdhenj, vajzat e sa në shkollë: tash në një shkollë private dhe prestigjioze.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkarkoi helm të madh e u deh në viktimizim ndaj mediave dhe gazetarëve, me një shkrim të gjatë në Facebook – ku arsyetoi arrestimin e kameramanit, dhe shkollimin prestigjioz, e hermetikisht të ruajtur edhe fizikisht, të vajzave të saja.

Gazetarët i akuzoi për “rrezikim të sigurisë” së vajzave të veta, e deri edhe nsë “pasoja afatgjata psikologjike”

‘Helmi’ i Osmanit: Tha se po ia “përndjekin” vajzat gazetarët…

“Përndjekje e vazhdueshme, e kundërligjshme, dhe e rrezikshme”, shkroi ajo në reagimin në Facebook, pas arrestimit të gazetarit të “Paparacit”, Jetmir Muji, i cili po mbahej në stacon policor në Prishtinë, pas arrestimit nga mbrojtja e afërt e Osmanit.

Shkrimin e nisi që vajzat e saj qenkëshin shkolluar në institucione publike me kushte të mjerueshme dhe se tash në shkollën private ështe se kanë ndryshuar vendbanimin. Dhe këto vlerësime, tha ajo, kanë ardhur nga institucionet e sigurisë.

U lëshua në fjalë edhe të natyrës së shantazhit – kjo vepër penale – ndaj gazetarëve “për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë”.

Madje tha edhe se “gazetarë të shumtë shkollojnë fëmijët në shkolla private, brenda dhe jasht vendit”, duke e vendosur shenjën e barazisë mes saj si Presidente e Shtetit dhe gazetarëve nuk ushtrojnë kurrëfarë funksioni në institucione publike.

Ndërsa gazetarët, tha jao, “rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia”.

“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot”.

“Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata”.

JU REKOMANDOJMË

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
08/07/2026 - 12:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën në një samit të NATO-s se i kishte urdhëruar Sekretarit të tij të Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë të gjithë tregtinë...

Më shumëDetails

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti
08/07/2026 - 11:44

Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e...

Më shumëDetails

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti
08/07/2026 - 11:31

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, nis rrjedhja e afatit për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka sqaruar procedurat për...

Më shumëDetails

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh
08/07/2026 - 11:27

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar mallra të dyshuar për cenim të të drejtave të pronësisë. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump
08/07/2026 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do t’ua përcjellë ankesat e tij për NATO-n anëtarëve të aleancës gjatë një takimi që do të mbahet më vonë të mërkurën....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë