Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur një procedurë prokurimi me vlerë minimale për furnizim me katër çanta krahu për Zyrtarë Ligjorë, shkruan Insajderi.
Këto çanta do i kushtojnë buxhetit 400 euro.
Sipas dokumentit të publikuar më 13 gusht 2025, KEK ka specifikuar në dosje se kjo përfshin blerjen e katër çantave të kraharorit.
Me tender u shpërblye kompania “GETNO L.L.C”., saktësisht me një vlerë prej 377 euro.
Ndërsa njoftimi për nënshkrimin e kontratës u bë sot.
Kujtojmë se javën e kaluar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur një tender tjetër me vlerë të përgjithshme prej 85 mijë euro.
Me këto para planifikohet blerja e dy automjeteve udhëtare të tipit xhip.