Një këmbësor i moshës rreth 81-vjeçare është goditur për vdekje nga vetura në Piranë të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë Bytyqi.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme”, vijon ai.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.















