Kënga Haziri, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Canapé” të moderuar nga Shpend Lipa, ndau detaje interesante për jetën e saj pas martesës.
Ajo foli për komentet dhe kritikat që ka marrë, veçanërisht për mënyrën e të folurit.
“Shumë njerëz më kanë kritikuar duke thënë se kam ndërruar dialektin dhe se tashmë flas më shumë me theks shqiptar, por jo”, tha Haziri.
Po ashtu gjatë intervistës, Kënga tregoi për marrëdhënien me bashkëshortin dhe përvojat e tyre të përbashkëta që nga dasma, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe mirëkuptimit.