Pas zotimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se qeveria do t’i ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët, ka pasur reagime të shumta për dhe kundër.
Reagim të ashpër kundër Albin Kurtit ka bërë edhe këngëtari mitrovicas, Arlind Beqiri, i cili ka thënë se ky veprim është ryshfet politik me parat e qytetarëve.
Ndryshe, Arlind Beqiri vjen nga një vjen familje e fuqishme në fushën e ndërtimit të objekteve banesore në Mitrovicë.
Postimi i Arlind Beqiri:
‼️100 euro – dhuratë apo mashtrim politik?
Mos u mashtroni.
Këto 100 euro nuk janë ndihmë.
Janë ryshfet politik, i paguar me paratë tona, për ta blerë heshtjen e popullit.
Dy vite më parë kishte buxhet.
Sot NUK ka buxhet të votuar.
Sot nuk ka ligj.
Sot ka vetëm vullnet personal të një njeriu që po sillet sikur shteti është pronë private.
Dhe ju thoni: “I kemi marrë edhe më herët.”
Jo.
Sot po merrni para ilegalisht,
nesër do të paguani ligjërisht pasojat.
Shteti nuk shitet.
Shteti nuk blihet.
Shteti mbrohet.
Sot po ju blejnë heshtjen.
Nesër do t’ju kërkojnë durim.
Pasnesër do t’ju thonë: “S’ka para.”
Këto para nuk ekzistojnë ligjërisht.
Nuk kanë linjë buxhetore.
Nuk kanë mbulim institucional.
Nuk kanë autorizim kushtetues.
Janë para të marra me dhunë administrative,
me logjikën:
“Merri sot, se nesër s’ka kush na ndal.”
Kjo nuk është qeverisje.
Kjo është anarki e paketuar si humanizëm.
Kur të errësohen shtëpitë,
kur faturat të shpërthejnë,
kur importi i energjisë të bëhet luks,
mos pyesni: “Pse?”
Përgjigjen e keni sot.
Paratë që duhej të garantonin siguri energjetike
po digjen për propagandë elektorale.
Kur një shtet shpërndan para pa buxhet:
humb besueshmëri financiare,
rritet rreziku i sanksioneve,
rritet kostoja e kredive,
dhe në fund e paguan qytetari i zakonshëm.
Këto 100 euro sot mund të na duken si lehtësim, por nesër mund të na kushtojnë mijëra euro më shumë në borxhe, inflacion dhe krizë.
Popull, hap sytë
Nuk po rrezikohet vetëm buxheti.
Po rrezikohet themeli i shtetit.
Dhe kur themelet bien,
100 euro nuk të mbrojnë nga rrënimi.














