Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Keqmenaxhim, jokompetencë dhe mungesë performance” – KPK del me komunikatë pas largimit të Isufajt nga Specialja

02/10/2026 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
“Keqmenaxhim, jokompetencë dhe mungesë performance” – KPK del me komunikatë pas largimit të Isufajt nga Specialja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur ta largojë Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë të premten, më 2 tetor, në një takim të jashtëzakonshëm të KPK-së, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi.

Sipas KPK-së, Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale, ndërsa në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit është caktuar prokurori Dren Paca.

KPK ka bërë të ditura edhe arsyet që, sipas tij, kanë çuar në largimin e Isufajt nga drejtimi i Prokurorisë Speciale.

KPK vlerëson se në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, janë evidentuar dhe konstatuar, ndër të tjera, këto rrethana:

keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës;

jokompetenca në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit;

dështimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj për pozitën e Kryeprokurorit;

mospërmbushja e standardeve të kërkuara të performancës, e konstatuar përmes vlerësimit të performancës të realizuar në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore.

Gjithashtu, KPK thekson se këto nuk përbëjnë vlerësime të përgjithshme apo konsiderata politike, por rrethana të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit, përgjegjësitë ligjore të bartësit të tij dhe standardet profesionale e institucionale të kërkuara për drejtimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas vlerësimit të KPK-së, secila prej këtyre rrethanave, veçmas dhe në mënyrë të pavarur, përbën bazë për ndërmarrjen e masës së largimit nga pozita, në kuptim të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial vlerëson me shqetësim të veçantë gjendjen e efikasitetit institucional të Prokurorisë Speciale. Mënyra e menaxhimit të kësaj Prokurorie, veçanërisht gjatë katër viteve të fundit, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dobësimin e efikasitetit dhe rezultateve institucionale, duke krijuar një situatë që kërkon ndërhyrje të përgjegjshme, institucionale dhe të menjëhershme.

Për KPK-në, drejtimi i një institucioni të tillë nuk mund të reduktohet në ushtrimin formal të kompetencave administrative. Kryeprokurori bart përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, menaxhimin, funksionalitetin dhe rezultatet e institucionit që drejton, në përputhje me ligjin, standardet profesionale dhe detyrimin kushtetues për funksionimin efikas të sistemit prokurorial.

Në këtë kuptim, KPK konsideron se përgjegjësia institucionale dhe llogaridhënia nuk janë çështje diskrecionale, por kërkesa të domosdoshme për funksionimin e një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe efikas.

Andaj, KPK u garanton qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e efikasitetit, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale dhe përmirësimin e rezultateve të Prokurorisë Speciale.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet forcimit të kapaciteteve dhe rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, përfshirë kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe veprimtarinë e organizatave kriminale që operojnë përtej kufijve shtetërorë.

KPK vlerëson se përballja me këto forma të kriminalitetit kërkon prokurori profesionale, efikase, të mirëmenaxhuara dhe të afta për të vepruar në mënyrë të koordinuar me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

KPK nuk do të tolerojë që dobësitë në menaxhim, mungesa e rezultateve apo mosrespektimi i standardeve të performancës të cenojnë funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe përmbushjen e misionit të saj ligjor.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj pavarësisë, profesionalizmit, integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit prokurorial dhe do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e tij ligjore për të garantuar që institucionet prokuroriale të përmbushin në mënyrë të përgjegjshme dhe efektive misionin e tyre kushtetues dhe ligjor.

Efikasiteti i Prokurorisë Speciale nuk është çështje e brendshme e një institucioni. Ai është pjesë e drejtpërdrejtë e funksionimit të sundimit të ligjit, mbrojtjes së interesit publik dhe garantimit të sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Donald Trump: Evropa ka rënë dakord të lirojë rezerva të mëdha nafte

Donald Trump: Evropa ka rënë dakord të lirojë rezerva të mëdha nafte
02/10/2026 - 17:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Evropa ka rënë dakord të lirojë disa nga rezervat e saj të naftës “menjëherë”, pasi ai dhe Partia e tij Republikane...

Më shumëDetails

Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin

Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin
02/10/2026 - 17:36

Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur në skenë për të mbajtur fjalim në marshin e organizuar në Prishtinë, pa qenë pjesë e agjendës së organizatorëve. Në...

Më shumëDetails

“U diskutua për përmbyllje të formimit të institucioneve”, Kurti pret në takim ambasadorin britanik

“U diskutua për përmbyllje të formimit të institucioneve”, Kurti pret në takim ambasadorin britanik
02/10/2026 - 17:30

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Zyra e Kryeministrit tha se Kurti pranoi urime nga ambasadori Hargreaves për Qeverinë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit: Kur pritet të na vijnë shiu e bora?

Parashikimi i motit: Kur pritet të na vijnë shiu e bora?
02/10/2026 - 17:24

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë me dije se, sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu...

Më shumëDetails

“Vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e Kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit e Presidentit”, Daut Haradinj reagon për Isufajn

“Vend ku Albini dëshiron ta luajë rolin e Kryeministrit, gjyqtarit, kryeprokurorit e Presidentit”, Daut Haradinj reagon për Isufajn
02/10/2026 - 17:19

Daut Haradinaj i Aleancës ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Haradinaj tha se ky vendim...

Më shumëDetails

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes: Shkeli ligjin për Auditorin e Përgjithshëm

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
02/10/2026 - 17:02

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me propozimin për (ri)emërimin e Vlora Spancës në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës, duke e cilësuar atë si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1521 Shpërndaje
    Shpërndaje 608 Tweet 380
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    380 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    461 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë