Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë e Komunës së Prishtinës, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të kësaj komune, Përparim Ramës, lidhur me pyetjen që parashtroi ai sot se kush është Dejona Mihali dhe çfarë funksioni ka në Kosovë?.
Kërçeli përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur LDK-në se kush është shoferi i Përparim Ramës, cili është emri i tij i vërtetë dhe cila është e kaluara e tij në Evropë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Për Dejonën, në të kaluarën keni keqpërdorur edhe institucionet e sigurisë.
Por a po na tregon LDK kush është shoferi i Përparim Ramës dhe si quhet ai me emrin e tij të vërtetë? Dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?
Hajde, Përparim, a po përgjigjesh tani?














