Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës

11/06/2026 - 19:55
në Lajme
A A
Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një seancë gjyqësore në terren për ndarje pasurie pas divorcit është shndërruar në skenë kërcënimi serioz sot në Prishtinë. Ish-kunati i njërës prej palëve, Adem (Ahmet) Berbatovci, po akuzohet se ka kërcënuar hapur me jetë ish-kunatën e tij, me inicialet A.B., në prani të Gjykatëses Ilire Vitija.

​Ngjarja ka ndodhur sot, më 11.06.2026, rreth orës 11:00, gjatë kohës kur Gjykatësja Vitija, eksperti së bashku me bashkëpunëtorin e tij, avokatja mbrojtëse Saranda Keçekolla, dhe ish-bashkëshorti i viktimës, Tahir Berbatovci (i njohur si “Tahir Fushë Kosova”), i shoqëruar nga avokati i tij Xhevdet Smakaj, po inspektonin pasurinë e përbashkët që është në procedurë ndarjeje.

​Sipas dëshmisë zyrtare të siguruar nga procesverbali, në atë moment ka ardhur vëllai i ish-bashkëshortit, Adem Berbatovci, i cili është ndalur me veturë, ka hapur dritaren dhe është drejtuar nga ta me fjalët e rënda:

​”Mirë është tuta ba se është dashtë në vakt mi qi nanën plumb në ballë e me myt krejt.”

​”Nuk ndihem e sigurt as në banesën time”

​E tronditur nga situata, viktima A.B. ka deklaruar para organeve të drejtësisë se nuk i ka kthyer fjalët në momentin e kërcënimit dhe nuk ka pasur kontakt fizik, por ka potencuar se pas këtij akti ndihet jashtëzakonisht e rrezikuar për jetën e saj dhe të tre fëmijëve që jetojnë me të.

​Për shkak të frikës së madhe, ajo ka kërkuar urgjentisht urdhër mbrojtës nga gjykata.

​”Po, do të doja të kisha urdhërmbrojtës për sigurinë time dhe të fëmijëve të mi, pasi që edhe në rrugë kam frikë të dal nga ta, gjithashtu as në banesën time nuk mund të rri rehat,” ka dëshmuar ajo, duke shtuar se ky sulm e ka shqetësuar rëndë në aspektin psikik.

​”E di çfarë njerëz janë dhe çfarë bëjnë për pasuri”

​E pyetur mbi motivet e këtij kërcënimi dhe historikun me familjen e ish-bashkëshortit, viktima ka qenë e prerë. Edhe pse me Ademin personalisht nuk ka pasur probleme më herët, ajo ka zbuluar një të kaluar me telashe të rënda me pjesën tjetër të familjes.

Rastet në Polici: A.B. ka pranuar se ka pasur disa raste të mëhershme të dhunës në familje, të cilat i ka të lajmëruara zyrtarisht në Polici.

Ajo ka deklaruar se frika buron nga fakti se tani po ndahet pasuria, duke shtuar: “Kam jetuar met ta dhe e di se çfarë njerëz janë dhe çfarë mund të bëjnë ata për pasuri.”

Në fund të deklaratës, ajo ka kërkuar që personat në fjalë të mos merren më me të dhe familjen e saj, duke lënë çështjen e pronës plotësisht në dorë të organeve kompetente.

Policia ka kontaktuar të denoncuarin, dhe i njejti ka thënë që do të lajmërohet neser.

​Kush është “Tahir Fushë Kosova” ?

​Tahir Berbatovci, i njohur në zonën e tij si “Tahir Fushë Kosova”, nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë në vend. Në maj të vitit 2021, ai ishte dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë pas pranimit të fajësisë për shmangie nga tatimi.

​Ky dënim rridhte nga një megaproces gjyqësor ku një grup prej 15 personash akuzoheshin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm, kontrabandë med mallra dhe shpëlarje parash që në tërësi kapnin vlerën e afro 10 milionë eurove.

​Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Berbatovci i kishte kryer këto shkelje ligjore përmes biznesit të tij “Hotel Kosvegas” (i njohur lokalisht si Las Vegas) në Fushë Kosovë, përgjatë periudhës 2014-2019. Atij i ishte shqiptuar një dënim med gjobë prej 1,500 eurosh dhe 1 vit burgim me kusht, me kushtëzimin që t’i kthente Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën e shmanguar prej 22,844.73 eurosh për të evituar burgun efektiv.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë