Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet paraburgim për ish- Ministrin Ismajli dhe 6 zyrtarët e arrestuar

19/12/2025 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet paraburgim për ish- Ministrin Ismajli dhe 6 zyrtarët e arrestuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar paraburgim ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion, të cilët u arrestuan ditën e djeshme.

Nga prokuroria është deklaruar se, të arrestuarit, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shteti, dëm miliona euro, dhe se, të njëjtit, në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.

‘’ Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore’’, thuhet mes tjerash nga Prokuroria.

Komunikata:

Kërkohet paraburgim për shtatë të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro

Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion.

Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë ( vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.

Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milionëshe.

Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë.

JU REKOMANDOJMË

Infrastrukturë që e lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare
Lajme

Infrastrukturë që e lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare

19/12/2025 - 21:08
45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Gjilan
Lajme

45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Gjilan

19/12/2025 - 20:37
105-shi i Vetëvendosjes, Tafil Peci, pritet me entuziazëm në Vushtrri, përshendetet ngrohtësisht nga Albin Kurti
Lajme

105-shi i Vetëvendosjes, Tafil Peci, pritet me entuziazëm në Vushtrri, përshendetet ngrohtësisht nga Albin Kurti

19/12/2025 - 20:33
Gazetari i FAZ Michael Martens tallet me njohjen e Bahamas: Si do ta influencojë njerëzimin boshti i fuqishëm Nassau-Prishtinë
Lajme

Gazetari i FAZ Michael Martens tallet me njohjen e Bahamas: Si do ta influencojë njerëzimin boshti i fuqishëm Nassau-Prishtinë

19/12/2025 - 20:18
Siria e mirëpret shfuqizimin e përhershëm të sanksioneve të ashpra amerikane
Lajme

Siria e mirëpret shfuqizimin e përhershëm të sanksioneve të ashpra amerikane

19/12/2025 - 19:57
Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare
Lajme

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

19/12/2025 - 19:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Aksioni i policisë dhe AKI-së, Sveçla: Janë arrestuar zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë