Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet pas pak, ku pritet të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Kështu ka bërë të ditur shefi i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.
Kurti deklaroi se pritet të ketë edhe një propozim nga ky subjekt për shef të shtetit.
“Brenda akoma nuk është mbushur me delegatët e kësaj partie, ku përfshihen deputetë nga ky subjekt dhe po ashtu edhe përfaqësues nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës nga ky subjekt politik”, tha gazetari i Klan Kosovës.














