Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilltari i Osmanit i reagon Shenoll Muharremit që e kritikoi për vizitën te Faton Peci: Problemi nuk është Presidentja…

15/12/2025 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
Këshilltari i Osmanit i reagon Shenoll Muharremit që e kritikoi për vizitën te Faton Peci: Problemi nuk është Presidentja…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar analistit Shenoll Muharremi, për vizitën e Osmanit te Faton Peci në Mitrovicë.

“Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër”, ka shkruar ndër të tjerash Muharremi.

Kupina thotë se kjo është “tërësisht e pavërtetë”.

Ai shton se Osmani ka qenë në Dragash që udhëhiqet nga LDK, në Ferizaj ku kryetari është nga PDK dhe në Gjilan te Alban Hyseni i VV’së.

“I nderuar, Shenoll Muharremi, reagimi juaj ndaj vizitës së Presidentes Osmani në Mitrovicë, nuk është as kritikë, e as shqetësim kushtetues, por konstatim i paqëndrueshëm. Të thuash se Presidentja “nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër”,  është tërësisht e pavëretë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje.”

Ndërsa sa i përket aludimeve se Osmani do të kthehet në politikë, Kupina ka thënë se janë spekulime pa asnjë provë.

“Pra, narrativa se Presidentja paska “zgjedhur njërin e ka injoruar të tjerët”, është e pavërtetë, tendencioze dhe e ndërtuar për konsum ditor, jo për interes publik. Përpjekja për ta paraqitur këtë si shkelje të paanshmërisë kushtetuese është abuzim me terminologjinë kushtetuese. Presidentja e Republikës nuk e humb paanshmërinë duke kryer detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale.  Sa i përket pretendimit për “hise në fitore”, “ndarje partish”, apo “pozicionim për kthim në politikë”, këto janë spekulime, pa asnjë provë, të cilat synojnë denigrimin e Presidentes. Edhe pretendimet për procesin e mandatimit janë të konsumuara, të sqaruara dhe të bazuara në interpretime selektive, jo në shkelje kushtetuese. Vendimet janë marrë brenda kompetencave kushtetuese, dhe dështimet politike nuk mund t’ia faturoni Presidentes. Në fund, problemi nuk është Presidentja. Problemi është frika nga një figurë që vepron mbi parti, mbi interesa të ngushta dhe mbi pazare politike.”

JU REKOMANDOJMË

Dr. Sci. Besim Mulaj premton: Nëse zgjidhem deputet, linjiti nuk do të mbetet nën dhe, por do të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera
Lajme

Dr. Sci. Besim Mulaj premton: Nëse zgjidhem deputet, linjiti nuk do të mbetet nën dhe, por do të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera

15/12/2025 - 13:49
Përçarje e VV’së në Kaçanik- Ish-deputeti mbeti jashtë listës, s’flet hiç fort fjalë të mira për Jeton Rakën
Lajme

Përçarje e VV’së në Kaçanik- Ish-deputeti mbeti jashtë listës, s’flet hiç fort fjalë të mira për Jeton Rakën

15/12/2025 - 13:43
Xhaferi: “Kur timoni është në dorën e gabuar, të gjitha rrugët të dërgojnë në humnerë”
Lajme

Xhaferi: LVV duhet të ketë rënie për shkak të bllokadës, do të ishte edukim për skenën politike

15/12/2025 - 13:32
Izmaku: Takimi i partive tregoi nevojën për dialog të gjerë dhe nxori në pah hipokrizinë politike
Lajme

Izmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri në krizë

15/12/2025 - 13:23
Hoti: Presidentja po e shndërron institucionin në zyrë politike, vizita e saj në Mitrovicë është shkelje e rolit kushtetues
Lajme

Hoti: Presidentja po e shndërron institucionin në zyrë politike, vizita e saj në Mitrovicë është shkelje e rolit kushtetues

15/12/2025 - 12:24
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Lajme

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

15/12/2025 - 12:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    433 Shpërndaje
    Shpërndaje 173 Tweet 108
  • Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kënga e Llalloshit për Kurtin që “qet pushkë”, Mehmetaj: E refuzoi pushkën në luftë, mobilizoi njerëz për t’i lënë armët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tërmet në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Salihu e quan servile Edona Llalloshin: “Nuk e di çka është ky obsesion i servilave të Albinit qe me ia vnu një pushkë kur ai vete s’ka dashte kur u kanë koha”

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë