Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë të arrestuarit për përleshje fizike në Mitrovicë për çështje prone

01/06/2025 - 09:38
në Lajme
A A
Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një konflikt për çështje prone ka degjeneruar në dhunë të rëndë fizike mbrëmjen e 31 majit 2025 në fshatin Frashër të Komunës së Mitrovicës.

Sinjali ka mësuar se pesë persona janë përfshirë në një përleshje brutale, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta – përfshirë një sopat.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht emrat e të përfshirëve: Nazmi Behrami, 51 vjeçar, Nezir Behrami, 41 vjeçar, Kushtrim Behrami, 19 vjeçar, Sokol Hyseni, 58 vjeçar.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën “Dora Vegman”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale për një pronë, situata ka eskaluar në dhunë fizike mes anëtarëve të dy familjeve.

Viktimë e sulmit është A.H, i cili së bashku me katër të tjerë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe fytyrë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e hetimeve dhe krimteknika, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar një sopat, që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Pas trajtimit mjekësor, të gjithë të përfshirët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është kualifikuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa është marrë vendim që: Tre nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, dhe një person të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast të rëndë janë ende në zhvillim dhe pritet të zbardhen motivet e plota dhe përgjegjësia individuale e secilit të përfshirë.

JU REKOMANDOJMË

Syla: Saranda e ka kapital politik viktimizimin, për VV-në viktima është më i madh se luftëtari
Lajme

Syla: Saranda e ka kapital politik viktimizimin, për VV-në viktima është më i madh se luftëtari

02/06/2025 - 22:18
Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”
Kryesore

Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”

02/06/2025 - 20:54
Kurti në takim me delegacionin nga Polonia: Vendet tona po thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore
Kryesore

Kurti në takim me delegacionin nga Polonia: Vendet tona po thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

02/06/2025 - 20:50
Nga ky muaj nis zbatimi i Reformës së Skemës Sociale, Murati: Secilës familje t’i ofrohet një vend pune
Lajme

Murati: Rritje historike e pagës mesatare në sektorin privat – inflacioni, një detaj që s’u përmend

02/06/2025 - 20:42
Pi duhan e “shëron” pacientët, çka thotë Inspektorati për Bio Muja? (Video)
Lajme

Pi duhan e “shëron” pacientët, çka thotë Inspektorati për Bio Muja? (Video)

02/06/2025 - 19:36
VV e rikandidon edhe për një mandat “çlirimtarin e Shtimes”
Lajme

VV e rikandidon edhe për një mandat “çlirimtarin e Shtimes”

02/06/2025 - 19:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    573 Shpërndaje
    Shpërndaje 229 Tweet 143
  • Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    648 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank – ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë