Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

04/07/2025 - 16:58
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Këto janë institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati shëndetësor javën e kaluar ka zhvilluar një aksion, ku ka mbyllur disa institucione shëndetësore peivate të cilat operonin pa licencë, raporton Veriu.info.

Gazeta Online Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumentet zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, ku nga ky institucion fillimisht na është prezantuar vetëm një listë me emrat e institucioneve shëndetësore private të cilat janë mbyllur, duke thënë se vendimet dhe shkresat tjera janë duke u hartuar dhe për momentin nuk mund t’i dërgojnë.

Përgjigja e ministrisë së Shëndetësisë:

Lista përbëhet nga 6 ordinanca logopedike, një poliklinikë dhe një laborator.

Lista e plotë e institucioneve të mbyllura, dërguar nga ministria e Shëndetësisë në adresë të Veriu.info:

Më poshtë gjeni detajet për secilin institucion shëndetësor të mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor për mungesë të licencave:

1. Kabineti logopedik Logos ABC SHPK, me themeluese Betime Gosalci, vendi i operimit Prishtinë, lloji i shërbimit logopedi, data e inspektimit 23.06.2025.

2. Ordinanca lohopedike Logos, me themeluese Afërdita Dragaj, shërbimi logopedi, vendi i veprimtarisë Prishtinë, data e inspektimit 24.06.2025.

3. Poliklinika Euromed SHPK, me themelues Leart Jakupi, vendi i veprimtarisë Fushë Kosovë, data e inspektimit 24.06.2025.
Veriu.info ka raportuar dje për mbylljen e kësaj poliklinike ku me pas një person i prezantuar si avokat i këtij institucioni ka thirrur në redaksi duke thënë se këtu është mbyllur vetëm laboratori. Mirëpo në bazë të konfirmimit zyrtar nga ministria e Shëndetësisë thuhet se është mbyll e gjithë poliklinika.

4. Logopedia, me themeluese Ardita Devolli, vendi i veprimtarisë Prishtinë, data e inspektimit 24.06.2025.

5. Logopedia me Dafinën SHPK, me themeluese Dafina Veselaj, vendi i veprimtarisë Prishtinë, data e inspektimit 24.06.2025.

6. Instituti për shërbime psikologjike sociale Visar Sadiku SHPK, me themelues Visar Sadiku dhe Fidan Llugaliu, vendi i veprimtarisë Prishtinë, data e inspektimit 24.06.2025, ndalimi i shërbimeve shëndetësore logopedike.

7. Laboratori Arizona BI, me themelues Arizona Malaj, vendi Skenderaj, data e inspektimit 25.06.2025.

8. Ordinanca logopedik Logos, me themeluese Sevdije Marmallaku, vendi Prishtinë, data e inspektimit 26.06.2025.

Videon e plotë të realizuar nga Veriu.info e gjeni më poshtë:

Kujtojmë që sot ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj Poliklinika Euromed e cila ka thënë se është mbyllur një laborator por jo edhe klinika në tërësi.

Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime

JU REKOMANDOJMË

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje
05/03/2026 - 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u...

Më shumëDetails

Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:52

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani. Deri te votimi i këtyre amandamenteve është...

Më shumëDetails

Cakolli: Nëse amendamentet miratohen në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje presidenciale

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/03/2026 - 19:45

Eugen Cakolli në lidhje me votimin e Presidentit direkt nga populli, ka thnë se kjo ide mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese. Por,...

Më shumëDetails

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:24

Vetëvendosja me 6 vota “për” votoi që të shkojnë në Kuvend të Kosovës amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Ndërsa...

Më shumëDetails

Gazetari Kelmendi ironizon për propozimin që populli ta zgjedh presidentin, e quan sezon të ri të serialit

“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
05/03/2026 - 19:00

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar për propozimin për amendamentime që të mundësohet zgjedhja e Presidentit direkt nga populli. Kelmendi ka...

Më shumëDetails

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit
05/03/2026 - 18:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidentja Osmani ka dërguar në Kuvend amendamentet për ta ndryshuar Kushtetutën. Ai ka thënë se si Komision për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë