Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë masat e reja anti-Covid në Gjermani

08/01/2022 - 10:58
në Lajme
A A
Këto janë masat e reja anti-Covid në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.

Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.

Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.

Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.

Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.

“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.

Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant.

JU REKOMANDOJMË

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur
28/10/2026 - 12:02

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar ultimatum 24-orësh ndaj institucioneve të Kosovës, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe shkarkimin e zyrtarëve që, sipas organizatës, kanë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…
28/10/2026 - 11:55

Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publikun duke e ndërlidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt. Ish-anëtarja e bordit të KOSTT-it ka treguar se si...

Më shumëDetails

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri
28/10/2026 - 11:05

Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Sipas policisë, rasti është raportuar...

Më shumëDetails

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat
28/10/2026 - 10:17

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e...

Më shumëDetails

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së
28/10/2026 - 10:13

Vlladan Kuzmanoviqi nga Lista Studentore, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, tha se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të...

Më shumëDetails

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj
28/10/2026 - 10:03

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi ishte i informuar lidhur me rastin e tashmë të ndjerës Arlind Zekaj në Pejë. Siç është raportuar në Debat Plus,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë