Si për partitë tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka publikuar raportin e auditorit për vitin 2024 edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
Në kuadër të pasqyrës së pozitës financiare, në pasuritë afatgjata PDK ka 27 mijë e 455 euro e 83 cent, kurse pasuritë afatshkurtra është 1 mijë e 11 euro e17 cent. Të dyja bashkë kapin vlerën e 28 mijë e 467 euro.
Vlera totale e ekuitetit është 109 mijë e 345 euro e 3 cent. Kurse detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata janë 137 mijë e 812 euro e 3 cent.
PDK-ja të hyrat për vitin 2024 I ka 1 milion e 16 mijë e 978 euro e 82 cent. E shpenzimet janë 941 mijë e 266 euro e 12 cent.
Për të parë raportin e plotë për VV-në klikoni këtu.
Rubrikat në fotografinë më poshtë janë për vitet 2024 dhe 2023.