Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të dëmtimit të gypit DN 250.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se pa ujë të pijshëm mbeten një pjesë Hajvalisë, Veterniku, Lagjja Qershia, Nic, Hana, Qendresa dhe zona e pjesë të tjera që furnizohen nga ky gyp i dëmtuar.
Defekti pritet të riparohet dhe furnizimi me ujë të rifillojë rreth orës 21:00.