Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshojë, presidentja ta zhbllokojë krizën politike

05/05/2025 - 19:53
në Lajme
A A
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese për kryetarët e veriut: Udhëzimi administrativ nuk do të kryej punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, konsideron se pas dështimit për të njëmbëdhjetën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, është i nevojshëm reagimi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas tij, presidentja tashmë duhet t’i ftojë partitë politike për t’i harmonizuar qëndrimet dhe të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese thotë se kjo zvarritje në krijimin e Kuvendit të Kosovës ka shfaqur nevojën për amendamentim të Kushtetutës së Kosovës.

“Nuk ka më probleme të aspektit rregullativ në bazë të Rregullores së Kuvendit, ligjit, apo Kushtetutës – tashmë problemi është i karakterit njerëzor ose i vullnetit politik. Partitë politike duhet të ulen dhe të merren vesh se si të veprohet më tutje. Nuk duhet të veprohet me ligje të natyrës ‘po ose jo’, por duhet të gjendet fleksibiliteti. Nëse nuk merren vesh, kjo situatë do të vazhdojë kështu, sepse Kushtetuta nuk parasheh një afat ligjor për përmbylljen e kësaj situate absurde, e cila, në momentin kur është hartuar Kushtetuta, nuk është parashikuar. Kur të kalojë ky ngërç politik, ka mundësi të amendamentohet Kushtetuta dhe të përfshihen edhe afate të veçanta për të përcaktuar se çfarë duhet të ndodhë më tutje,” theksoi ai.

Sa i takon insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që kryekuvendari të votohet me votim të fshehtë, Kryeziu vlerëson që në situatën aktuale duhet të vazhdohet me votim të hapur, ashtu siç ka nisur procedura.

Profesori i së drejtës kushtetuese beson që mënyra e votimit mund të ndërrohet vetëm nëse ka pajtueshmëri mes grupeve parlamentare.

“Është një problem procedural. Në aspektin kushtetues njihen vetëm dy mënyra votimi: i hapur dhe i fshehtë. Por paraprakisht partitë politike, përkatësisht grupet parlamentare, duhet të merren vesh se si të veprohet në situata të caktuara. Në parim, pasi është filluar me votim të hapur, kjo duhet të përfundojë me votim të hapur. Përndryshe, nëse merren vesh grupet parlamentare dhe deputetët, atëherë mund të shkohet në votim të fshehtë, sepse nuk shkelet as ligji e as Kushtetuta,” thotë ai.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, deklaroi se në situatën aktuale politike nevojitet reagimi nga ana e presidentes së vendit.

“Kjo mund të vazhdojë kështu deri në fund, por është një situatë në të cilën presidentja e Kosovës ka për detyrë të ndihmojë krijimin e institucioneve. Ajo duhet t’i thërrasë partitë politike për të harmonizuar qëndrimet dhe për të krijuar qeverinë. Për momentin jemi në një boshllëk institucional, sepse nuk funksionon as Parlamenti dhe as Qeveria – kjo e fundit është në detyrë. Në aspektin kushtetues, presidentja ka për detyrë të thërrasë subjektet politike për harmonizim qëndrimesh dhe krijimin e qeverisë. Por ajo ka edhe një mundësi tjetër – neni 113, pika 3 dhe 5 i Kushtetutës i jep të drejtë që të bëjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar nëse po shkelet apo jo Kushtetuta gjatë këtyre procedurave. Kjo situatë ka zgjatur shumë, është bërë një lloj absurditeti dhe gjendje depresioni për shoqërinë dhe votuesit. Presidentja duhet të jetë në nivel të detyrës dhe të angazhohet në mënyrë maksimale. Kur kemi hartuar Kushtetutën kemi lënë një afat pesëvjeçar për mandatin presidencial, duke pasur parasysh se mund të ndodhin situata të tilla. Ajo ka afatin, legjitimitetin dhe legalitetin për të ndërhyrë, sepse është përfaqësuese e unitetit të popullit dhe faktor i unitetit kombëtar,” tha ai.

Edhe sot, për të 11-tën herë me radhë, ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Në vazhdimin e seancës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje përsëri kërkoi të votohet Komisioni Ad-hoc për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por propozimi nuk mori mbështetjen e partive të tjera parlamentare.

Me qëllim të zhbllokimit të këtij ngërçi politik, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka kërkuar bashkëpunim liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë