Në Kampin e Vrellës në Prishtinë, të premten, më 21.11.2025, Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen “Golden Sabre 2025”.Sipas njoftimit, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i KFOR-it, e ka përshkruar stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprueshmërisë mes kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës duke kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjithashtu mori pjesë, duke kryer operacione për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) dhe trajtimin e materialeve të rrezikshme (HAZMAT), në përputhje me mandatin e saj.” – kanë thënë nga KFOR, më 21.11.2025.












