Sot, RTK-ja e nisi ditën me një lajm ‘bombastikë’ se pas 27 vitesh Policia e Kosovës po fillon marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën e Mitrovicës, gjë që është plotësisht e pavërtetë, pasi që aty kanë qendruar në mënyrë statike edhe viteve të fundit.
Madje, RTK-ja shkoj edhe një hap tutje, duke thënë se përgjegjësitë nga KFOR-i për sigurinë e Urës së Ibrit po i dorëzohen Policisë së Kosovës.
Për këtë çështjë KFOR-i ka bërë deklarim publik për media, por që nuk ka thënë se përgjegjësinë e sigurimit të Urës po ia kalon Policisë së Kosovës, përveçse ka konfirmuar se ka nisur tranzicion gradual të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit.
Pra, KFOR-i ka theksuar se mbi Urë të Ibrit do të ketë prani të përhershme, por që për këtë proces ka nisur tranzicion gradual në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë.
“Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it. ky proces do të jetë gradual, në varësi të kushteve dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në jug dhe në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet tutje në përgjigjen e dhënë REL-it. (https://www.evropaelire.org/a/ura-e-ibrit-kfori-terhiqet/33825925.html)
Përndryshe, Ura e Ibrit vazhdon të jetë e mbyllur me pengesa betoni dhe KFOR-i nuk ka lejuar asnjëherë largimin edhe tyre, edhe pas rikonstruimit të Urës me financim të Bashkimit Evropian.
Sot, në ora 12:00 përgjegjësit e Policisë së Kosovës për informim nga veriu dhe jugu i Mitrovicës, i kanë konfirmuar portalit Veriu.info se nuk marrë asnjë përgjegjësi të re për sigurinë e Urës së Ibrit.
Pamjet e mëposhtme dëshmojnë se policia kishte pikë statike në të njëjtin vend prej disa vitesh:

https://www.evropaelire.org/a/ura-e-ibrit-kfori-terhiqet/33825925.html













