Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane

01/03/2026 - 20:19
në Kryesore, Lajme
A A
Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për muaj të tërë, agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, e kishin vëzhguar fshehurazi Ajatollah Ali Khamenein e Iranit pikërisht për momentin e duhur.

Ata po monitoronin për sjelljet e tij të përditshme – ku jetonte, me kë takohej, si komunikonte dhe ku mund të tërhiqej nën kërcënimin e sulmit, i thanë CNN pesë persona të njohur me çështjen. Ata po mbanin nën vëzhgim edhe udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë të Iranit, të cilët rrallë mblidheshin në të njëjtin vend me ajatollahun, udhëheqësin suprem të vendit për gati katër dekada, përcjell Insajderi.

Gjatë ditëve të fundit, ata gjetën mundësinë e tyre. Zyrtarët e lartë iranianë, përfshirë këtu edhe Khamenein, planifikuan të takoheshin të shtunën në mëngjes në vende të ndara në një kompleks në Teheran që është shtëpia e zyrave të ajatollahut, presidencës iraniane dhe aparatit të sigurisë kombëtare.

Udhëheqësi suprem tepër i kujdesshëm ndihej më pak i prekshëm gjatë orëve të ditës, bëri të ditur një burim izraelit për mediumin amerikan. Kjo, sipas tij, e bëri më pak vigjilent.

Kjo ishte një mundësi që disa zyrtarë izraelitë dhe amerikanë e konsideronin shumë të mirë.

Planet e sulmit për sulm në errësirë u përshtatën me një sulm gjatë ditës, thanë tre prej personave. Në një shënim drejtuar pilotëve të forcave ajrore izraelite, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, përcaktoi rreziqet.

“Të shtunën në agim, fillon Operacioni Luani që Rënkon”, shkroi ai. “Ju keni leje të godisni objektivat tuaja. Po bëjmë histori. Ju besoj. Fat të mbarë të gjithëve”.

Në mes të ditës, rreth orës 6 të mëngjesit në Izrael, aeroplanët luftarakë izraelitë qëlluan në kompleks në breshërinë e parë të një vale sulmesh shumë të koordinuara nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ato ishin të pajisura me municione shumë të sakta dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, thanë burimet. Të tre vendet me udhëheqës të ndryshëm në kompleks u goditën njëkohësisht. Orë më vonë, Trump njoftoi se Khamenei kishte vdekur.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq ankohet për arrestimet, thotë se me Kurtin kurrë si ka pasur takimet e këndshme

Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
01/03/2026 - 21:14

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua opinionit dhe foli për të gjitha temat aktuale, luftën në Iran dhe sulmet e reja ndaj familjes së tij, shkruajnë mediat serbe....

Më shumëDetails

Tentojnë t’i fusin 5 telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, i kap Policia

Tentojnë t’i fusin 5 telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, i kap Policia
01/03/2026 - 20:54

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se sot u pengua futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, ku u gjetën pesë telefona mobilë të fshehur në tri...

Më shumëDetails

Bajqinovci i reagon Çitakut: PDK duhet të tregojë nëse me 22 deputetë i ka 30 nënshkrime për presidentin?

Bajqinovci: Lëvizja Vetëvendosje i ka 50% në çdo sondazh, gara është për vendin e dytë mes PDK-së dhe LDK-së!
01/03/2026 - 20:36

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, i ka reaguar Vlora Çitakut, deputete e PDK-së, në lidhje me temën e presidentit. Bajqinovci ka shkruar se VV-ja do të propozojë një...

Më shumëDetails

Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri
01/03/2026 - 20:04

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasditen e djeshme në Leposaviq. Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima ka pranuar...

Më shumëDetails

Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të bisedojmë

Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të bisedojmë
01/03/2026 - 19:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se udhëheqësit e rinj të Iranit “duan të flasin” dhe se ai ka rënë dakord për negociata. Trump ia tha këtë gazetarit...

Më shumëDetails

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
01/03/2026 - 19:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dronë që u përdorën për herë të parë, amerikanët publikojnë pamjet e sulmit mbi Iranin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Momenti dramatik kur ekipet e shpëtimit nxjerrin Khamenei-n nga rrënojat

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë